LAJMI I FUNDIT:

Prokuroria në Ferizaj kërkon paraburgim ndaj dy personave për veprën penale “Vrasje e rëndë”

Prokuroria në Ferizaj kërkon paraburgim ndaj dy personave për veprën penale “Vrasje e rëndë”

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, njofton se ka paraqitur kërkesë në Gjykatën Themelore në Ferizaj për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy personave të pandehur të cilët gjenden në ndalim që nga data 12 Dhjetor 2019.

Sipas kërkesës së Prokurorisë të dorëzuar në Gjykatën Themelore në Ferizaj, ekziston dyshimi i arsyeshëm se i pandehuri T.L., ka privuar nga jeta viktimën  SH.B., me të cilën do të kryente veprën penale “Vrasje e rëndë” sipas nenit 173 paragrafi 3, nënparagrafi. 1.4 dhe 1.6 dhe veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 paragrafi 1.të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).


Ndërsa, sipas kërkesës, ekziston dyshimi i arsyeshëm se i pandehuri tjetër D.L.,ka ndihmuar të dyshuarin T.L., në ndërmarrjen e veprimeve pas kryerjes së veprës penale ndaj tani viktimës SH.B., me të cilën do të kryente veprën penale “Ndihma në kryerjen e veprës penale Vrasje e rëndë, nga neni 173 paragrafi 1. nënparagrafi 1.4 dhe 1.6 lidhur me nenin 33 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Në trend Lajme

Më shumë
Ekipet e reja për mbledhjen e mbeturinave, Rama njofton se janë sulmuar fizikisht punëtorët në lagjen Dardania

Ekipet e reja për mbledhjen e mbeturinave, Rama njofton se janë sulmuar fizikisht punëtorët në lagjen Dardania

Lajme

"Daily Mail" shkruan për kosovarin me nënshtetësi angleze që po mbahet në një burg ferri në Serbi

Lajme
Gashi: Mandatori i ardhshëm për kryeministër duhet së pari të flasë me ne

Gashi: Mandatori i ardhshëm për kryeministër duhet së pari të flasë me ne

Lajme
Pasuria e kryetarit të Suharekës e deklaruar në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Pasuria e kryetarit të Suharekës e deklaruar në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Lajme
Hyri ilegalisht nga Serbia në Kosovë, policia ndalon të dyshuarin

Hyri ilegalisht nga Serbia në Kosovë, policia ndalon të dyshuarin

Kronika e Zezë
Kryetari i Istogut deklaron mbi 3 mijë euro kursime në bankë, e bashkëshortja e tij vetëm 30

Kryetari i Istogut deklaron mbi 3 mijë euro kursime në bankë, e bashkëshortja e tij vetëm 30

Lajme
Kalo në kategori