LAJMI I FUNDIT:

Një muaj paraburgim të dyshuarit për vrasjen në Tregun e Gjelbër në Mitrovicë

Një muaj paraburgim të dyshuarit për vrasjen në Tregun e Gjelbër në Mitrovicë

Gjykata Themelore e Mitrovicës i caktuar masën e paraburgimit prej një muaji të dyshuarit për vrasjen e një personi të shtunën në Tregun e Mitrovicës.

Ditën e djeshme në Mitrovicë ka ndodhur një vrasje në Tregun e Gjelbër të qytetit, ku si pasojë e një konflikti të çastit një person ka mbetur i vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur, ndërkaq i dyshuari për këtë rast është ndaluar me urdhër të prokurorit.

“Sot, me datë 18 prill 2021, Prokuroria Themelore në Mitrovicë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë, caktimin e paraburgimit për të ndaluarin Sh.A., pasi që dyshohet se ka kryer veprën penale “Vrasja e rëndë” nga neni 173 i Kodit Penal të Republikës së Kosovë”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë, përcjell Telegrafi.


Një i vrarë dhe dy të plagosur me armë zjarri në Mitrovicë
Lexo po ashtu Një i vrarë dhe dy të plagosur me armë zjarri në Mitrovicë

Nga Prokuroria Themelore e Mitrovicës kanë treguar se “Në seancën dëgjimore për caktimin e masës së paraburgimit, të mbajtur para gjyqtarit të procedurës paraprake në Gjykatën Themelore në Mitrovicë, është aprovuar kërkesa e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, dhe të dyshuarit i është caktuar masa e paraburgimit prej një (1) muaji”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

Lajme
​Këto janë votat e LDK-së në tetë komunat që udhëheq në nivel lokal

​Këto janë votat e LDK-së në tetë komunat që udhëheq në nivel lokal

Lajme
Personi që grisi Kuranin në Prizren ka të kaluar kriminale për “Vrasje” e vepra tjera penale

Personi që grisi Kuranin në Prizren ka të kaluar kriminale për “Vrasje” e vepra tjera penale

Kronika e Zezë
SPAK heton organizatën kriminale që 'skllavëroi' 24 të rinj ukrainas në Vlorë

SPAK heton organizatën kriminale që 'skllavëroi' 24 të rinj ukrainas në Vlorë

Lajme
Haxhiu: Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë

Haxhiu: Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Kalo në kategori