LAJMI I FUNDIT:

Prokuroria kërkon dënimin e ish-drejtorit të Arsimit në Gjakovë i akuzuar për korrupsion, mbrojtja lirimin e tij

Prokuroria kërkon dënimin e ish-drejtorit të Arsimit në Gjakovë i akuzuar për korrupsion, mbrojtja lirimin e tij

Prokurorja Ardita Beqiraj-Hyseni, në fjalën e saj përfundimtare, i ka propozuar gjykatës që ta shpall fajtor dhe ta dënojë sipas ligjit, Bernard Frrokajn, ish-drejtor i Arsimit në Gjakovë, i akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Kurse, mbrojtja ka kërkuar lirimin e tij.

Frrokaj, po akuzohet se ka bërë transferimin e përhershëm të një mësimdhënëseje, pa përfillur procedurat ligjore për sistemimin e mësimdhënësve nëpër vende të punës.


Paraprakisht, në seancën e së mërkurës, para dhënies së fjalëve përfundimtare, ka dhënë mbrojtjen e tij i akuzuari Frrokaj.

Duke u përgjigjur në pyetjet e mbrojtësit të tij, avokatit Ndrecë Dodaj, i akuzuari Frrokaj tha se qëndron prapa deklaratës që ka dhënë prokurori.

I pyetur se sa i përket rastit të të dëmtuarës Valbona Kuqi, a ka shpallur konkurs apo ka qenë çështje transferi, i akuzuari tha se ka qenë çështje transferi, pasi që e dëmtuara veçse ka qenë e punësuar dhe ka pasur kontratë.

Kurse, i pyetur se pas marrjes së vendimit për transferim a ka qenë Kuqi e dëmtuar në ndonjë mënyrë me zvogëlim të pagës, me orar të punës apo në ndonjë mënyrë tjetër, i akuzuari tha se jo.

Madje, i njëjti ia dorëzoi gjykatës edhe një listë të pagave si provë.

I akuzuari Frrokaj tha se vendimet për transfere merren në bashkëpunim me bashkëpunëtorët profesional në Drejtorinë e Arsimit.

“Vendimet për transfere gjithmonë i merr punëdhënësi, në këtë rast DKA-ja. DKA-ja i shiqon nevojat e nxënësve dhe në bashkëpunim me drejtorin e shkollës dhe personat e autorizuar brenda DKA-së dhe në bashkëpunim me drejtorin e shkollës, vijnë në përfundim për nevojat e transferit të një mësimdhënësi”, tha i akuzuari.

I pyetur se çfarë raportesh ka e dëmtuara dhe inspektorin e arsimit, Afrim Kuqi, Frrokaj tha se ata janë kushëri të afërt me burrin e Valbona Kuqit.

Prokurorja Beqiraj-Hyseni, kërkoi të dijë nga i akuzuari se si ka mundësi që vendimi për transferimin e Varjeta Sylës, ishte marrë në të njëjën ditë kur edhe ishte parashtruar kërkesa.

Për këtë, i akuzuari tha se sipas ligjit janë të obliguar që brenda 30 ditësh të merret vendim për çdo kërkesë dhe se në këtë rast është vepruar brenda afatit ligjor.

Ndërsa, i pyetur se a është Varjeta Syla kunata e shefit të Arsimit në Gjakovë, Zymer Berisha, i akuzuari tha se më vonë e kishte marrë vesh këtë.

Në fjalën e saj përfundimtare, prokurorja Beqiraj-Hyseni i propozojë gjykatës që të akuzuarin ta shpall fajtor dhe ta dënojë sipas ligjit, si dhe kërkoi që të njëjtit t’i shqiptohet edhe dënimi plotësues, ndalimi i ushtrimit të funksioneve publike në administratën publike apo shërbimin publik.

Ajo tha se nga provat e administruar është vërtetuar se i akuzuari ka kryer veprën penale që i vihet në barrë, e sidomos përmes vendimit të DKA-së, i marrë nga i akuzuari pa u bazuar në asnjë akt ligjor apo nënligjor dhe në kundërshtim me Ligjin e Punës.

Sipas saj, i akuzuari si person zyrtar me vetëdije e ka marrë këtë vendim në mënyrë të kundërligjshme që nga ky vendim të përfitojë kunata e shefit të Arsimit në Gjakovë, Zymer Berisha.

Në anën tjetër, mbrojtësi i Frrokajt, avokati Ndrecë Dodaj, tha se ka shpresuar se prokuroria pas administrimit të provave do ta kuptojë se në rastin konkret në veprimet e të akuzuarit nuk kemi të bëjmë me vepër penale.

“Nuk kemi të bëjmë me vepër penale, janë çështje dhe veprime që rregullohen në procedura tjera adminstrative dhe civile eventualisht. Procedura penale dhe Ligji i procedurës penale zakonisht zbatohet në këto fusha kur nuk mund të rregullohet në procedurë administrative apo civile”, tha Dodaj, njofton betimiperdrejtesi.

Ai kërkoi nga gjykata që të merret aktgjykim lirues në këtë rast, në mungesë të provave.

Më pas, kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Shaqir Zika, ka caktuar 28 marsin 2022, për shpalljen e aktgjykimit në këtë rast.

Sipas aktakuzës, më 28 gusht 2019, Bernard Frrokaj në cilësinë e drejtorit të Drejtorisë së Arsimit në Komunën e Gjakovës, në kohë të pacaktuar, ka përdorur autorizimet e tij në mënyrë të kundërligjshme, duke i shkaktuar dëm të dëmtuarës Valbona Kuqi.

Në aktakuzë thuhet se ai këtë e ka bërë në atë mënyrë që e merr vendimin më 28 gusht 2019 për transferim të përhershëm të mësimdhënëses Varjeta Syla në shkollën “Zekeria Rexha” në Gjakovë, duke e favorizuar këtë të fundit, pa përfillur procedurat ligjore për sistemimin e mësimdhënësve nëpër vende të punës.

Tutje sipas aktakuzës, po ashtu ky vendim është marrë nga ana e tij rreth një vit para pensionimit të ish-mësimdhënëse Mervete Xerxa, me të cilin vendim ka shkelur seriozisht të drejtat e parapara nga Kontrata Kolektive e Arsimit në Kosovë për të dëmtuarën Valbona Kuqi, e cila ishte duke ligjëruar si mësimdhënëse-zëvendësuese me kontratë të përhershme nga DKA në shkollën e lartcekur, ku me vendim të 13 korrikut 2020 e sistemon ne vendin e punës të Varjeta Sylës në fshatin Hereq të Gjakovës.

Për këtë, ai po akuzohet se ka kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414, paragrafi 1 të Kodit Penal ku kryesii dënohet me burgim prej 1 deri në 8 vjet.

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kalo në kategori