LAJMI I FUNDIT:

Prokuroria: Kemi nisur mbledhjen e informatave për zyrtarët e MD-së nën hetime

Prokuroria: Kemi nisur mbledhjen e informatave për zyrtarët e MD-së nën hetime

Ministria e Drejtësisë përmes një kërkese ka kërkuar nga Prokuroria e Shtetit të marrë informacione për të gjithë zyrtarët e kësaj ministrie , të të gjitha niveleve, nëse ndaj tyre ka aktvendim për fillim të hetimeve apo është ngritë aktakuzë për vepra penale që ndërlidhen me detyrën zyrtare.

Një gjë të tillë e kanë konfirmuar për Telegrafin edhe nga Prokuroria e Shtetit.


“Ju njoftoj se Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit më datë 24 janar 2017, nga Ministria e Drejtësisë ka pranuar kërkesën për të dhëna për zyrtarët e Ministrisë së Drejtësisë, që ti ofrojmë të dhëna për zyrtarët e kësaj ministrie, të të gjitha niveleve, nëse ndaj tyre ka aktvendim për fillim të hetimeve apo është ngritur aktakuzë për vepra penale që ndërlidhën me detyrën zyrtare. Kërkesën ia kemi drejtuar të gjitha prokurorive Themelore të Republikës së Kosovës, më datë 25 janar 2017”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë për Telegrafin.

Zyrtarët e MD-së që janë nën hetime dhe me aktakuza i pret largimi nga puna (Dokument)
Lexo po ashtu Zyrtarët e MD-së që janë nën hetime dhe me aktakuza i pret largimi nga puna (Dokument)

Telegrafi ka raportuar dje lidhur me këtë kërkesë të MD-së, përmes së cilës ministrja Dhurata Hoxha ka siguruar se varësisht nga të dhënat e Prokurorisë, Ministria e Drejtësisë do të veprojë në pajtim me përgjegjësit e përcaktuara me legjislacionin përkatës në fuqi, ndaj atyre zyrtarëve që rëndojnë aktakuza apo janë nën proces të hetimeve.

Ajo çfarë mund t’i presë zyrtarët e Ministrisë së Drejtësisë të cilët janë nën hetime apo kanë të ngritur aktakuzë për vepra penale, është suspendimi nga puna deri në largim, gjë e cila rregullohet edhe me Ligjin për Shërbyesit Civil./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
QUINT-i dhe BE-ja reaguan për moslejimin e vizitës së tij, Musliu publikon deklaratën e partiarkut serb ku dezinformon rreth Kosovës

QUINT-i dhe BE-ja reaguan për moslejimin e vizitës së tij, Musliu publikon deklaratën e partiarkut serb ku dezinformon rreth Kosovës

Lajme
Bislimi e cilëson të dështuar takimin për dinarin në Bruksel

Bislimi e cilëson të dështuar takimin për dinarin në Bruksel

Lajme
Nënsekretarja amerikane në Beograd, thekson rëndësinë e përparimit drejt normalizimit të marrëdhënieve Kosovë – Serbi

Nënsekretarja amerikane në Beograd, thekson rëndësinë e përparimit drejt normalizimit të marrëdhënieve Kosovë – Serbi

Lajme
PDK i hap rrugë kalimit të marrëveshjeve ndërkombëtare, zotohet se do t’i votojë në Kuvend

PDK i hap rrugë kalimit të marrëveshjeve ndërkombëtare, zotohet se do t’i votojë në Kuvend

Lajme
Aksident me vdekje në Rrugën e Kombit, arrestohet 27-vjeçari nga Prishtina

Aksident me vdekje në Rrugën e Kombit, arrestohet 27-vjeçari nga Prishtina

Lajme
Ministria e Jashtme e Shqipërisë thërret ambasadorin serb, kërkohen sqarime për deklaratat e Vulinit

Ministria e Jashtme e Shqipërisë thërret ambasadorin serb, kërkohen sqarime për deklaratat e Vulinit

Lajme
Kalo në kategori