LAJMI I FUNDIT:

Prokuroria e Tiranës mbyll hetimet – dërgon për gjykim Princ Lekën, Elia Zaharian dhe babain e saj

Prokuroria e Tiranës mbyll hetimet – dërgon për gjykim Princ Lekën, Elia Zaharian dhe babain e saj

Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim Princ Lekën, ish-bashkëshorten e tij Elia Zaharian dhe babain e kësaj të fundit, Gjergj Zaharia për akuzën e dhunës në familje.

Hetimet nisën pas publikimit të një vidio dhe kallëzimit në prokurori për dhunë në familje.

Kujtojmë që pas disa seancash gjyqësore, Gjykata e Tiranës, ka firmosur më 25 prill zgjidhjen e kurorës martesore mes pasardhësit te familjes se mbretit Zog dhe Elia Zaharisë.

Në vendimin e Gjykatës së Tiranës, të siguruar nga ABC News, thuhet se Elia Zaharia do të mbajë emrin e vajzërisë dhe jo mbiemrin “Zogu”.

Divorci mes Elia Zaharisë dhe Princ Lekës është bërë me dakortësinë e të dy palëve dhe nuk pritet të apelohet, çka do të thotë se vendimi I Gjykatës së Tiranës do të jetë I formës së prerë.

Leka Zogu ka pranuar nga ana e tij, që vajza 3-vjeçare të lihet nën kujdesin e nënës, Elia, për tu përgjigjur për kujdesin dhe edukimin e saj.

Sipas marrëveshjes, gjykata ka vendosur që Princ Leka, mund të takohet me vajzën e tij çdo ditë për rreth dy orë. Ndërsa në fundjavë, të premten dhe të shtunën, Gjykata ka vendosur që vajza 3-vjecare mund të qëndrojë pa kufizim orari me babanë e saj. /ABC/

Në trend Magazina

Më shumë
Mes spekulimeve për ndarje, Bes Kallaku bën postimin që emocionoi të gjithë

Mes spekulimeve për ndarje, Bes Kallaku bën postimin që emocionoi të gjithë

Magazina

"Mos më kërko, të të them lamtumirë", Xhensila thumbon Besin me këngën e re?

Magazina
Mediumi kroat: Portieri i Shqipërisë është hit në Instagram dhe kuptohet pse

Mediumi kroat: Portieri i Shqipërisë është hit në Instagram dhe kuptohet pse

Magazina
Ish-presidenti Ilir Meta njofton divorcin me Monika Kryemadhin

Ish-presidenti Ilir Meta njofton divorcin me Monika Kryemadhin

Magazina
Tifozja kroate, Ivana Knoll kapet keq me prezantuesen gjermane: Po të dukesha si ty, do të vishja gjithmonë rroba dimri

Tifozja kroate, Ivana Knoll kapet keq me prezantuesen gjermane: Po të dukesha si ty, do të vishja gjithmonë rroba dimri

Magazina
Influencerja thotë se Ronaldo është personazhi i famshëm më i keq që ka takuar, futbollisti i kishte folur tërë natën vetëm për një çështje

Influencerja thotë se Ronaldo është personazhi i famshëm më i keq që ka takuar, futbollisti i kishte folur tërë natën vetëm për një çështje

Magazina
Kalo në kategori