LAJMI I FUNDIT:

Prokuroria e Shtetit ngriti 85 aktakuza kundër 104 personave për 24 orë

Prokuroria e Shtetit ngriti 85 aktakuza kundër 104 personave për 24 orë
Foto: Ilustrim

Prokuroria e Shtetit ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 85 aktakuza, kundër 104 personave, për vepra të ndryshme penale, ndërsa, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar shtatë persona të dyshuar.

Sipas një njoftimi pët media janë paraqitur tri kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër katër personave të dyshuar dhe një kërkesë për sekuestrim të përkohshëm të sendeve.

Lexoni më poshtë aktakuzat e ngritura në komunat e Kosovës:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ndaluar dy persona të dyshuar, ka paraqitur një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një person dhe ka ngritur 56 aktakuza kundër 61 personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ndaluar një person për 48 orë dhe ka ngritur shtatë aktakuza kundër 11 personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore në Pejë, ka ndaluar dy persona të dyshuar, ka ngritur dy aktakuza, kundër gjashtë personave për vepra të ndryshme penale dhe ka bërë një kërkesë për sekuestrim të përkohshëm të sendeve.

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, në dy raste të ndara ka ndaluar dy persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve, ka paraqitur një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një personi dhe ka ngritur dy aktakuza kundër dy personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka ngritur shtatë aktakuza kundër shtatë personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për dy persona dhe ka ngritur shtatë aktakuza kundër 11 personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur katër aktakuza kundër gjashtë personave, për vepra të ndryshme penale. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Kronika e Zezë
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori