LAJMI I FUNDIT:

Prokuroria e Shtetit për 24 orë ngriti 55 aktakuza, kundër 68 personave

Prokuroria e Shtetit për 24 orë ngriti 55 aktakuza, kundër 68 personave
Foto: Ilustrim

Prokurori i Shtetit ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 55 aktakuza, kundër 68 personave, për vepra të ndryshme penale, ndërsa, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar gjashtë persona të dyshuar dhe janë paraqitur tri kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër shtatë personave të dyshuar.

Sipas një njoftimi për media, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ndaluar tre persona të dyshuar dhe ka paraqitur një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një person, si dhe ka ngritur 19 aktakuza kundër 21 personave, për vepra të ndryshme penale.


Më poshtë lexoni aktakuzat e ngritura nëpër komunat tjera të Kosovës:

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur 14 aktakuza kundër 23 personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një person, në kohëzgjatje prej 48 orëve, ka paraqitur një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër katër personave dhe ka ngritur nëntë aktakuza kundër 11 personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, me urdhër të prokurorit kujdestar, në dy raste të ndara ka ndaluar dy persona në kohëzgjatje prej 48 orësh.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka bërë një kërkesë për caktimin e paraburgimit për dy persona dhe ka ngritur tetë aktakuza kundër tetë personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur pesë aktakuza kundër pesë personave, për vepra të ndryshme penale. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kalo në kategori