LAJMI I FUNDIT:

Prokuroria e Shtetit në 24 orët e fundit ngrit 47 aktakuza kundër 54 personave

Prokuroria e Shtetit në 24 orët e fundit ngrit 47 aktakuza kundër 54 personave
Foto: Ilustrim

Prokurori i Shtetit ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 47 aktakuza kundër 54 personave, për vepra të ndryshme penale.

Sipas një njoftimi për media, Prokurori i Shtetit gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar për 48 orë 25 persona, si dhe ka bërë tre kërkesa për caktimin e paraburgimit të tre personave, për vepra të ndryshme penale.


“Prokurori i Shtetit ka bërë dy kërkesa për sekuestrimin e dy automjeteve dhe çelësave të tyre, nën dyshimin se janë përfituar përmes veprës penale ‘Legalizim i përmbajtjes se rreme’. Një automjet  markës Opel Corsa dhe çelësi i Veturës. Një automjet i markës Peugeot ekspert kombi dhe çelësi i Veturës”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/