LAJMI I FUNDIT:

Prokuroria e Shtetit dhe Policia Ushtarake e FSK-së me trajnime të përbashkëta

Prokuroria e Shtetit dhe Policia Ushtarake e FSK-së me trajnime të përbashkëta

Ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, ka zhvilluar sot një takim me komandantin e Policisë Ushtarake të Forcës së Sigurisë së Kosovës, nënkolonel Besnik Selimi dhe zyrtaren ligjore nga Shtabi i Përgjithshëm, Albana Çeku.

Sipas njoftimit për media thuhet se në takim u diskutua mbi autorizimet dhe mandatin që Policia Ushtarake e ka të përcaktuar me ligj në hetimin e veprave penale, të cilat kryhen nga pjesëtarët e FSK-së, bashkëpunimin profesional dhe ligjor ndërmjet institucionit të Prokurorit të Shtetit dhe hetuesve të Policisë Ushtarake në fazat e procedurës penale, si dhe ofrimin e mbështetjes së ndërsjellë në çështjet që bien në kompetencë të institucioneve respektive.

“Kelmendi dhe Selimi diskutuan edhe për nevojën e mbajtjes së trajnimeve të përbashkëta dhe nënshkrimit të një memorandumi të bashkëpunimit në të ardhmen ndërmjet të dyja institucioneve” thuhet në njoftim. /Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Publikohet momenti i gjuajtjes me breshëri plumbash ndaj terroristëve serbë në Banjskë

Publikohet momenti i gjuajtjes me breshëri plumbash ndaj terroristëve serbë në Banjskë

Lajme
Avokatja e Diamant Gashit: Babai i tij ishte i tronditur nga përfshirja e të birit në rastin e vrasjes së rreshterit Muhamed Lika

Avokatja e Diamant Gashit: Babai i tij ishte i tronditur nga përfshirja e të birit në rastin e vrasjes së rreshterit Muhamed Lika

Lajme
Haradinaj: Nëse Limaj i vazhdon pushtetin Kurtit, është dorë e zgjatur e Serbisë

Haradinaj: Nëse Limaj i vazhdon pushtetin Kurtit, është dorë e zgjatur e Serbisë

Politikë

"Drogë, armë zjarri, para e vetura të konfiskuara" - Policia jep detaje për aksionin në Prishtinë e Fushë Kosovë

Kronika e Zezë
Nëse e shihni këtë person lajmëroni menjëherë policinë

Nëse e shihni këtë person lajmëroni menjëherë policinë

Kronika e Zezë

"I mbyllet përfundimisht restoranti "Grej" në veri: Kujt ia transferoi bizneset milionëshe kryekrimineli Milan Radoiçiq?

Lajme
Kalo në kategori