LAJMI I FUNDIT:

Prokuroria e shtetit, 71 aktakuza për 24 orë

Prokuroria e shtetit, 71 aktakuza për 24 orë

Prokurori i Shtetit njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 71 aktakuza kundër 80 personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë nëntë persona, si dhe janë bërë njëmbëdhjetë 11 kërkesa për caktimin e paraburgimit të tetëmbëdhjetë 18 personave, për vepra të ndryshme penale.


Gjithashtu, prokurori i shtetit ka bërë një kërkesë për sekuestrim të një traktori të tipit ”Ferguson” dhe masës drusore në sasi prej 5.04 m³ për shkak të veprës penale “Vjedhje pylli“.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar gjashtë persona të dyshuar. Po ashtu, kjo prokurori ka paraqitur katër kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për nëntë persona, si dhe ka ngritur 16 aktakuza kundër 16 personave për vepra të ndryshme penale. Gjatë 24 orëve të fundit, prokurori kujdestar i Departamentit të Krimeve të Rënda, të kësaj prokurorie, ka lëshuar urdhëresë për obduksion, për trupin e pajetë të gjetur në afërsi të liqenit të Badovcit.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar ka ndaluar për 48 orë një  person, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”. Ndërsa, nga kjo Prokurori janë ngritur 17 aktakuza kundër nëntëmbëdhjetë 19 personave, për vepra të ndryshme penale, të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore e Pejës gjatë 24 orëve të fundit, ka bërë një kërkesë për caktimin e paraburgimit ndaj një personi të dyshuar për vepër penale, “Dhunë në familje”. Po ashtu, kjo prokurori, ka bërë një kërkesë për sekuestrim për shkak të veprës penale “Vjedhje pylli“. Gjithashtu,  kjo prokurori ka ngritur 11 aktakuza kundër 16 të pandehurve, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur katër kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj pesë personave të dyshuar dhe ka ngritur dy aktakuza, kundër dy personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë,  gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar është ndaluar një person i dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh.

Gjithashtu, kjo prokurori ka ngritur një aktakuzë kundër një personi për veprën penale “Posedimi i paautorizuari narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit ka bërë një kërkesë për caktimin e paraburgimit ndaj dy personave për veprën penale “Vjedhje e rëndë”, si dhe ka ngritur nëntë aktakuza kundër nëntë personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një person të dyshuar, ka bërë një  kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një personi dhe ka ngritur 15 aktakuza kundër 17 personave për vepra të ndryshme penale.

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Gjendja shëndetësore e 20-vjeçarit që u ther me thikë në Ferizaj është stabile

Gjendja shëndetësore e 20-vjeçarit që u ther me thikë në Ferizaj është stabile

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kalo në kategori