LAJMI I FUNDIT:

Prokuroria e Prizrenit ka ngritur aktakuzë ndaj inspektorit të ndërtimit për keqpërdorim të pozitës zyrtare

Prokuroria e Prizrenit ka ngritur aktakuzë ndaj inspektorit të ndërtimit për keqpërdorim të pozitës zyrtare
Foto: Ilustrim

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, njofton se ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit E.B., në cilësinë e personit zyrtar si inspektor i ndërtimit komunal në Prizren, për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe ndaj të pandehurit tjetër me inicialet F.H., për veprën penale “Heqja apo dëmtimi i vulave zyrtare ose shenjave” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Nw njoftim thuhet se sipas aktakuzës, i akuzuari i parë E.B., në periudhën kohore 2016-2017, në cilësinë e personit zyrtar si inspektor i ndërtimit komunal në Prizren, duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar nuk i përmbush detyrat zyrtare ekzekutive, ashtu që shkel ligjin për ndërtimin me nr.2004/2015 përkatësisht nenin 64 duke mos rrënuar objektin i cili nuk kishte fare leje ndërtimi, me qëllim të përfitimit të dobisë për tjetrin.

“Në atë mënyrë, i akuzuari E.B., nuk ndërmerr asnjë veprim për rrënimin të objektit ndërtimor të ndërtuar në lagjen ,,Jenimahall” nga investitori me pronar F.H., i cili nuk ka pasur leje për trembëdhjetë (13) kate, por i akuzuari vetëm ka kryer punë administrative në hartimin e procesverbaleve duke mos sjellur konkluzionin për rrënimin e objektit pa leje. Kështu, ka mundësuar dobi pasurore trembëdhjetë (13) kate për investitorin me pronar F.H. Me këtë, i akuzuari E.B., ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 422 par. 1 të KPRK-ës”, thuhet nw njoftim.

Ndërsa, sipas komunikatws, i akuzuari i dytë F.H., me datë 03.06.2017 në kohë të pacaktuar heq ose dëmton vulën zyrtare apo shenjën e ngjitur nga zyrtari i autorizuar.

“Kwtw e bwnw me qëllim të sigurimit të objektit, në atë mënyrë që pas vendosjes së shiritave nga inspektorët komunal të ndërtimit në Prizren, sipas procesverbalit të Drejtorisë së inspektoriateve 0011996 të datës 30.03.2016, i pandehuri nuk i përfill vërejtjet e dhëna mbi ndalimin e punimeve në objektin e ndërtimit dhe vendosjen e shiritave. Në këtë mënyrë i heq shiritat e vendosur duke dëmtuar vulat zyrtare dhe vazhdon ndërtimin e objektit. Me këto veprime i akuzuari F.H., ka kryer veprën penale “Heqja apo dëmtimi i vulave zyrtare ose shenjave” nga neni 414 të KPRK-së”, thekson njoftimi.

Sipas komunikatws pwr media. Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që të akuzuarit të shpallen fajtor dhe të dënohen sipas ligjit për veprat penale të cilat u vihen në barrë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Bajrami i reagon Muratit pasi tha se ka rritje të qarkullimit të biznesve, e fton për përballje

Bajrami i reagon Muratit pasi tha se ka rritje të qarkullimit të biznesve, e fton për përballje

Lajme
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Kurti: Më herët mirëmbajtja e rrugëve ka kushtuar 57 milionë për tri vjet, ne e kemi zbritur në 38 milionë

Kurti: Më herët mirëmbajtja e rrugëve ka kushtuar 57 milionë për tri vjet, ne e kemi zbritur në 38 milionë

Lajme
Aksident tragjik në Kërçovë, humbin jetën tre persona

Aksident tragjik në Kërçovë, humbin jetën tre persona

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori