LAJMI I FUNDIT:

Prokuroria e Ferizajt gjatë vitit 2021 ka ngritur 217 aktakuza kundër 236 personave për rastet e dhunës në familje

Prokuroria e Ferizajt gjatë vitit 2021 ka ngritur 217 aktakuza kundër 236 personave për rastet e dhunës në familje

Prokuroria Themelore në Ferizaj njofton se gjatë vitit 2021, ka trajtuar me prioritet rastet e dhunës në familje, ku gjithsej, ka pranuar 217 lëndë me 239 persona dhe nga të gjitha këto raste të trajtuara, janë ngritur 214 aktakuza kundër 236 personave lidhur me veprat penale të dhunës në familje, kurse, tri lëndë të mbetura, janë ende ne proces të hetimeve. 

Po ashtu, në shumicën e këtyre rasteve, me qëllim të zhvillimit të suksesshëm të procedurës penale, ndaj të pandehurve, nga ana e Prokurorisë, janë paraqitur kërkesa për caktim të masës së paraburgimit, përkatësisht, në pesëdhjetë (50) lëndë të kësaj natyre, janë bërë pesëdhjetë (50) kërkesa për caktim të masës së paraburgimit, të cilat janë aprovuar edhe nga Gjykata.


Prokuroria njofton se në të gjitha këto raste të dhunës në familje, shumica e viktimave kanë qenë të gjinisë femërore, të cilat kanë përjetuar dhunë në forma të ndryshme, psikike, fizike dhe ekonomike.

Gjithashtu, vlen të theksohet se në këto raste, dyzet e tetë (48) lëndë janë përfunduar me akgjykim fajësues dhe asnjë rast nuk ka qenë me aktgjykim lirues.

Po ashtu, lidhur me këto raste, Prokuroria Themelore në Ferizaj, e ka të caktuar një prokurore-koordinatore për trajtimin sa më efikas të këtyre rasteve.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, do të vazhdojë të trajtojë me seriozitet të theksuar dhunën në familje, duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për të parandaluar dhe luftuar veprat penale të kësaj natyre.

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Prishtina
Kalo në kategori