Prokuroria Themelore në Prishtinë, në një konferencë për media ka shpalosur detaje lidhur me rastin e zhdukjes së Bedri Rexhepit.
Prokurori i rastit, Armend Hamiti bëri të ditur se pas hetimeve të kryera ka rezultuar se Bedri Rexhepi është vrarë nga dy persona për shkak të përftimit material, gjegjësisht shumës prej 30 mijë eurove.
“Dje kam informuar familjarët e viktimës se nga të gjeturat antropologjike mjekoligjore ku bënë pjesë përcaktimi i profilit biologjik, është vërtetuar identiteti i viktimës. Prandaj pas hetimit dhe sigurimit të të gjitha provave kam ngritur aktakuzë Jeton dhe Nexhat Vallasaliu në drejtim të veprës penale vrasje e rëndë në bashkëkryerje dhe dëmtim i varreve apo kufomave”, ka thënë Hamiti, transmeton Telegrafi.
Ai shtoi se motivi i vrasjes ishte i ultë.
“Motivi i kryerjes së këtyre veprave penale është i ultë. Pas hetimit rezulton se vrasja ka ndodhur për shkak të përfitimit material, gjegjësisht shuma 30 mijë euro për të cilët të akuzuarit kanë besuar që i ndjeri Bedri Rexhepi i posedon për çka kanë bërë edhe planin për ta ekzekutuar”, tha Hamiti.
Prokurori Hamiti më tej ka shpalosur një historik të shkurtë të zhdukjes së biznesmenit Bedri Rexhepi, dhe për veprimet hetimore që ka ndërmarrë Prokuroria.

“Më datë 09 prill 2021 është pranuar informacion i parë lidhur me një automjet të braktisur që është gjetur në fshatin Sushicë rrugën për Janjevë. Pas kësaj është bërë identifikimi se i kujt i takon vetura dhe ka rezultuar se është i personit Bedri Rexhei. Prokuroria dhe policia kanë filluar menjëherë veprimet hetimore kanë tentuar të bien në kontakt me pronarin e automjetit dhe nuk kanë arritur e pastaj pas kontaktit me familjarët ka rezultuar se i njëjti nga data 08 prill 2021 rreth orës 16:00 ka dalë nga banesa e tij dhe më nuk është parë nga familjarët”, ka thënë Hamiti.
Ai ka shtuar se menjëherë janë filluar hetimet intensive për zbulimin e këtij rasti.
“Fillimisht është filluar me njësitin K-9 të policisë të shikohet pjesa ku është fjetur vetura mirëpo nuk ka pasur ndonjë rezultat, më pas kanë filluar hetimet të orientohen ka Novobërda me njësitet e kërkim shpëtimit, ku përveç policisë dhe FSK-së është angazhuar dhe KFOR-i… Hetimet nuk kanë ndaluar prej asaj kohe. Mund tju them se për shkak të ndjeshmërisë së rastit kemi tentuar që të jemi sa më konfident në mënyrë që zbulohet rasti”, tha prokurori Hamiti.
Prokurori përmendi edhe disa prej metodave të hetimeve që kanë përdorur, duke njoftuar se trupi i të ndjerit është gjetur më 30 shtator të këtij viti
“Në aktakuzë thuhet se 29 dëshmitarë relevantë janë paraparë në aktakuzë. Janë marrë edhe shumë njerëz të tjerë në pyetje, por këta 29 na kanë ndihmuar në pistat e hetimit. Kemi dalë në teren, kemi bërë ekzaminim të telefonave të te pandehurve nëpërmjet antenave. Janë siguruar të gjitha kamerat ku ka pasur lëvizje të viktimës dhe të pandehurve në ditën kritike dhe ditët në vijim. Kemi zbatuar masa të fshehta të hetimit të cilat në fund na kanë ndihmuar në identifikimin e vendit ku është gjetur turpi dhe zbardhjen e këtij rasti. Gjatë kësaj kohe shtator 2022 kemi dalë në teren edhe me të pandehurit për gjetjen e turpit të viktimës. Dy daljet në teren me të pandehurit nuk kanë rezultuar të suksesshme, në daljen e tretë identifikimin e vendit ku është gjetur trupi i viktimës e kemi bërë vetë pa praninë e të pandehurve”, ka thënë Hamiti.
Prokurori ka shtuar se së shpejti pritet të nis edhe procesi gjyqësor ndaj dy të akuzuarve lidhur me këtë rast. /Telegrafi/
Promo
Reklamo ketuSpeciale Kriza në Ukrainë
Më shumë
Shi e stuhi breshëri përfshijnë disa komuna të Kosovës

Analistët amerikanë të ndarë për qëndrimin e Uashingtonit zyrtar ndaj Kosovës

Hill: Kemi probleme me kryeministrin Kurti

Kurti: Escobar dhe Lajçak po vijnë tek ne me kërkesat e Serbisë

Kryetari i Malishevës pritet me nderime në Asamblenë e New York-ut

Kurti bisedon me sekretarin britanik për Punë të Jashtme, ia përmend modelin kroat të Asociacionit

Simbol Group

JAGUAR SECURITY

JAGUAR SECURITY

JAGUAR SECURITY

Simbol Group

TOKË ME QIRA – 18 ari në Obiliq ID-154

Zbritje – lokal me qira në lagjen “Aktash”, Prishtinë ID-160

Në shitje lokali 550m2 ID – 200

Shitet banesa 80m² në Arbëri, Prishtinë ID-199

Shitet banesa 121.27m² perfekte për ju në Prishtinën e Re – çmimi i pakrahasueshëm! ID-198

Magnum Trainers – trenerka që kombinon stilin dhe komoditetin për gratë

Këto këpucë kanë kombinimin perfekt të ngjyrave për stilin tuaj

Fillo verën duke blerë bluzën Magnum – Ellib Black

Disa arsye pse duhet t’i keni këto atlete Nike për basketboll

Disa fakte interesante rreth personazhit të animuar Mickey Mouse – një nga më të njohurit në Disney
Më të lexuarat

Barcelona lëshon komunikatë zyrtare për rastin e Lionel Messit

Gjashtë vendet në botë ku dielli nuk perëndon për më shumë se 70 ditë në vit

Krstiq: Protestuesit kanë dalë me zor në protesta me thirrje të Listës Serbe

Real Madridi nxjerr në shitje Valverden

Lionel Messi zbulon arsyen pse refuzoi të kthehej te Barcelona

Çfarë tha Putini për shkatërrimin e digës Kakhovka në Kherson?