LAJMI I FUNDIT:

Prokurori i shtetit, 67 aktakuza kundër 84 personave

Prokurori i shtetit, 67 aktakuza kundër 84 personave

Prokurori i Shtetit njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 67 aktakuza, kundër 84 personave, për vepra të ndryshme penale.

Në njoftim bëhet e ditur se me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar tetë persona dhe janë paraqitur katër kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër katër personave.


Prokuroria Themelore në Prishtinë, me urdhër të prokurorit ka ndaluar pesë persona të dyshuar, ka paraqitur tri kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për tre persona, si dhe ka ngritur 20 aktakuza kundër 25 personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, gjatë 24 orëve të fundit, është gjetur një person pa shenja jete, në Graçanicë.

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ndaluar një person, ka bërë një kërkesë për caktimin e paraburgimit për një person dhe ka ngritur pesë aktakuza kundër pesë personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore në Pejë, ka ndaluar një person dhe ka ngritur nëntë aktakuza kundër 11 personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur 20 aktakuza kundër 23 personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, me urdhër të prokurorit kujdestar ka ndaluar një person të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe ka ngritur katër aktakuza kundër nëntë personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur katër aktakuza kundër pesë personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur pesë aktakuza kundër gjashtë personave, për vepra të ndryshme penale. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Kronikë e Zezë
Kalo në kategori