LAJMI I FUNDIT:

Prokurori i shtetit, 44 aktakuza kundër 56 personave për 24 orë

Prokurori i shtetit, 44 aktakuza kundër 56 personave për 24 orë

Prokurori i Shtetit njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë ngritur 44 aktakuza, kundër 56 personave për vepra të ndryshme penale, ndërsa, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar shtatë persona dhe janë paraqitur gjashtë kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër 11 personave.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur një aktakuzë kundër katër personave, për vepra të ndryshme penale.


Prokuroria Themelore në Prishtinë, me urdhër të prokurorit ka ndaluar tre persona, ka paraqitur katër  kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për gjashtë persona, si dhe ka ngritur 13 aktakuza kundër 19 personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit kujdestar të Departamentit të Krimeve të Rënda, është dërguar për obdukim, trupi i gjetur pa shenja jete, në Graçanicë.

Prokuroria Themelore në Prizren, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një person dhe ka ngritur pesë  aktakuza kundër katër personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore në Pejë, ka paraqitur një kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit ndaj katër të miturve dhe ka ngritur shtatë aktakuza kundër shtatë personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një person, në kohëzgjatje prej 48 orëve.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, me urdhër të prokurorit kujdestar ka ndaluar dy persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, ka bërë një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër një  personi të dyshuar, si dhe ka ngritur një aktakuzë kundër një personi.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur 15 aktakuza kundër 17 personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur tri aktakuza kundër katër personave, për vepra të ndryshme penale. /Telegrafi/