LAJMI I FUNDIT:

Prokurori i shtetit, 28 aktakuza kundër 38 personave për 24 orë

Prokurori i shtetit, 28 aktakuza kundër 38 personave për 24 orë

Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 28 aktakuza kundër 38 personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit për 48 orë janë ndaluar nëntë persona, si dhe janë bërë tetë kërkesa për caktimin e paraburgimit të 10 personave, për shkak të dyshimit se kanë kryer vepra të ndryshme penale.


Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar tre persona të dyshuar, ka paraqitur tri kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për pesë persona, si dhe ka ngritur katër  aktakuza kundër nëntë personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka bërë një kërkesë për caktimin e paraburgimit ndaj një personi, si dhe ka ngritur nëntë aktakuza kundër trembëdhjetë personave, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar katër persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve, ka paraqitur dy kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy personave, një kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak kundër një personi, si dhe, ka ngritur pesë aktakuza kundër pesë personave.

Brenda 24 orëve, Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur shtatë aktakuza kundër shtatë  personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy persona të dyshuar në dy raste të ndara, ka paraqitur një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një personi, si dhe ka ngritur tri aktakuza kundër katër personave për vepra të ndryshme penale. /Telegrafi/