LAJMI I FUNDIT:

Prokurori që po heton rastin “Brezovica”: Në Kosovë ka dhjetëra Brezovica, momenti i fundit të veprohet

Prokurori që po heton rastin “Brezovica”: Në Kosovë ka dhjetëra Brezovica, momenti i fundit të veprohet

Zonat e mbrojtura të Kosovës, përgjatë viteve janë degraduar, njëjte ka ndodhur edhe në Zonën e Brezovicës, ku përgjatë viteve është ndërtuar jashtëligjshëm dhe pa kriter. Për këtë prokuroi i rastit “Brezovica”, Rasim Maloku thotë se është momenti i fundit të veprohet.

“Në Kosovë ka me dhjetëra Brezovica që ndoshta është momenti i fundit të veprohet edhe mos të shkatërrohet edhe ajo çfarë ka mbetur pa u shkatërrua. Degradimi i ambientit është pasojë që vështirë kthehet në gjendje të mëparshme, janë pre drunjë qindra vjeçare, është gërmua pjesë e pyllit që vështirë të rikthehet në gjendjen e mëparshme”, u shpreh Maloku.

Ai shtoi se do të veprojnë në aq sa kanë kompetenca dhe që do ta dërgojnë çështjen deri në fund dhe secili do të dal para përgjegjësisë.


Ndër të tjera, Maloku tha se pasojat më të mëdha do t’i bartë shteti i Kosovës dhe se mosveprimi i institucioneve ka sjellë këtë gjendje.

Maloku ka thënë se askush nuk ka pasur tendencë ta pengojë punën e tij dhe se askush nuk do të mund ta bëjë këtë.

“Kurrfarë ndikime apo tentimi ndikimi tek unë nga asnjë nivel, qoftë nga brenda isnstitucionit ku punoj, qoftë nga strukturat politike, qoftë nga bizneset”, u shpreh ai në një intervistë për emisionin “Betimi për Drejtësi”.

Ai tha se duhet të krijojnë standardë që të gjithë qytetarët të përgjigjën para ligjit, pa marrë parasysh profilin, pozitës apo funksionit që ushtron.

“As që do të ketë mundësi që dikush të ndikojë, nëse ju vini të infomoracioni që dikush ka ndiku në këtë çështje, lirisht qiteni në media”, u shpreh ai, duke shtuar se kanë pasur bashkëpunim të mirë me Prokurorinë në të gjitha nivelet.

Rreth 76 objekte janë sekuestruar përkohësisht në aksionin për sekuestrimin e objekteve të ndërtuara në Brezovicë në Zonën e dytë të Parkut Kombëtar “Sharri”, të cilat janë ndërtuar në kundërshtim me ligjin.

Në trend Lajme

Më shumë
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Drejtësi
Berisha nga

Berisha nga "Vatra": Qeveria e re e Kosovës të jetë shumë më e kujdesshme në marrëdhëniet me SHBA-në

Lajme
Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Lajme
Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Lajme
Kalo në kategori