LAJMI I FUNDIT:

Prokurorët italianë paralajmërojnë hetime të reja për funksionarët në Maqedoni

Prokurorët italianë paralajmërojnë hetime të reja për funksionarët në Maqedoni

Prokuroria Italiane në bashkëpunim me organet e hetuesisë në Maqedoninë e Veriut vazhdon të hetojë edhe funksionarë të tjerë shtetërorë të përfshirë në krim financiar dhe korrupsion. Për shkak se janë të hapura procedurat para hetimore, prokurori për ndjekjen e mafisë dhe terrorizmit në Itali Frederiko Kafiero De Raho, nuk deshi të jep detaje, por thotë se dyshohet edhe për keqpërdorime tenderësh nga paratë e shtetit prej kompanive italiane të infiltruara në Maqedoninë e Veriut.

“Kur bëhet fjalë për hetime të përbashkëta për vepra të rënda penale, në të cilat garantohet e drejta e informacioneve sekrete nuk mund të jepen deklarata në opinion. Hetimet penale janë sekrete, informacione të tilla mund të jepen vetëm nëse rastet përfundojnë me paraburgime të dyshuarve ose me konfiskim të pronave të tyre”.


“Konkretisht për këtë rast, hetimin e ka filluar Prokuroria Publike në Milano dhe besoj se ata janë më kompetentë të japin detaje për këtë rast hetimor”, theksoi Federiko Kafiero De Raho.

Prokurori publik Lubomir Joveski tha se janë duke u mbledhur dëshmi për të hapur raste të reja hetimore që kanë lidhshmëri krimi me politikën dhe ekonominë.

Drejtor i Byrosë për Siguri Publike, Sasho Tasevski tha se bashkëpunimi nuk do të kursej asnjë nga funksionarët të përfshirë në ryshfet, pastrim parash dhe vepra të tjera penale.

Këto u thanë në vizitën e autoriteteve të sigurisë dhe hetuesisë italiane në Shkup, përkatësisht në Prokurorinë Themelore Publike ku u mbajt Konferenca për luftën e përbashkët kundër krimit të organizuar ndërkombëtar.

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Kalo në kategori