LAJMI I FUNDIT:

Prokurorët italianë nisin hetimin për vdekjen e 10-vjeçares, e cila dyshohet se ndërroi jetë pasi realizoi një sfidë në TikTok

Prokurorët italianë nisin hetimin për vdekjen e 10-vjeçares, e cila dyshohet se ndërroi jetë pasi realizoi një sfidë në TikTok

Prokurorët italianë kanë hapur një hetim për vdekjen aksidentale të një vajze 10-vjeçare e cila dyshohet se ka marrë pjesë në një sfidë në TikTok e njohur si “blackout challenge”.

Sipas The Guardian, përcjell Telegrafi, hetimi vjen derisa Italia njoftoi se kishte bllokuar përkohësisht qasjen në TikTok për përdoruesit, mosha e të cilëve nuk mund të vërtetohet saktësisht.


Sipas termave dhe kushteve të TikTok, përdoruesit duhet të jenë të paktën 13 vjeç.

Vajza vdiq në një spital të Palermos, pasi u gjet të mërkurën në banjo nga motra e saj pesë-vjeçare, me telefonin e saj celular, që u konfiskua nga policia.

TikTok, që është në pronësi të kompanisë kineze ByteDance, tha të premten se nuk kishte arritur të identifikonte ndonjë përmbajtje në faqen e saj që mund të kishte inkurajuar 10-vjeçaren të merrte pjesë në një sfidë të tillë, por po ndihmonte autoritetet në hetim mbi ndonjë “nxitje të mundshme të vetëvrasjes”.

Ndërkohë, Autoriteti Italian për Mbrojtjen e të Dhënave, tha në një deklaratë më vonë të premten se do të “bllokonte rrjetin (kinez) të medieve sociale”, me efekt të menjëhershëm deri më 15 shkurt, deri në këtë datë ku rrjeti do të duhej të plotësonte kërkesat e rregullatorit.

Ekspertët mjekësorë kanë paralajmëruar për rrezikun e sfidës që e bëjnë disa të rinj, të cilët i referohen asaj si “scarfing” ose “choking game”, në të cilën oksigjeni i kufizuar në tru rezulton lartë.

Sipas agjencisë së lajmeve italiane, ANSA, 10-vjeçarja lidhi një rrip rreth fytit për t’u vetë-asfiksuar në sfidën e platformës së njohur të medieve sociale. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin

Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin "objektivat e buta" ruse

Evropa
A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

Botë
Çfarë dihet për varrezat masive në Gaza dhe çfarë ka ndodhur me ato të zbuluara në vende të tjera më parë?

Çfarë dihet për varrezat masive në Gaza dhe çfarë ka ndodhur me ato të zbuluara në vende të tjera më parë?

Botë
Lukashenko: Në Bjellorusi janë vendosur dhjetëra armë bërthamore ruse

Lukashenko: Në Bjellorusi janë vendosur dhjetëra armë bërthamore ruse

Botë
Mbrojtja palestineze nxjerr 50 trupa nga varri masiv në Khan Younis të Gazës

Mbrojtja palestineze nxjerr 50 trupa nga varri masiv në Khan Younis të Gazës

Azia
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
Kalo në kategori