LAJMI I FUNDIT:

Prokuroia kërkon paraburgim për Molliqajn, PSD: Motivet janë politike dhe hakmarrëse

Prokuroia kërkon paraburgim për Molliqajn, PSD: Motivet janë politike dhe hakmarrëse

Partia Socialdemokrate ka reaguar ndaj kërkesës së prokurorisë për shqiptimin e masës së paraburgimit prej një muaji për kreun e PSD-së, Dardan Molliqaj dhe aktivistit të kësaj partie Adem Megjuani, të dyshuar për veprën penale “sulm ndaj personit zyrtar”.

PSD në reagimin e saj thotë se “apo morëm vesh se Prokuroria ka kërkuar 1 muaj paraburgim për Dardan Molliqajn dhe Adem Megjuanin”.


“Protesta masive dhe e përfunduar si paqësore u sulmua nga të gjitha anët për t’u kriminalizuar. Radha i erdhi policisë me 60 pjesëtarë të njësiteve të reagimit të shpejtë për ta rrethuar një studio televizive e arrestuar një person. Hallka e radhës është Prokuroria që caktoi mbajtjen prej 48 orësh dhe tash kërkon 1 muaj paraburgim”, thuhet në reagim.

“Kërkesa për masë të paraburgimit përbën masën më të ashpër të lejuar që mund ta kërkojë Prokuroria. Kjo kërkesë e parë së bashku me shkeljet procedurale e materiale që kanë ngjarë përgjatë procesit të privimit të lirisë tregon qartë se i gjithë ky proces penal nuk është i motivuar nga nevoja për të zbatuar ligjin”, thuhet në reagim, përcjell Telegrafi.

Prokuroria kërkon paraburgim për Dardan Molliqajn e Adem Megjuanin
Lexo po ashtu Prokuroria kërkon paraburgim për Dardan Molliqajn e Adem Megjuanin

“Qartazi motivet janë politike dhe hakmarrëse. Veprimet e organeve të drejtësisë mbi motive të tilla të ulëta janë në kundërshtim me shtetin e së drejtës që para së gjithash mban lart liritë dhe të drejtat e njeriut”.

“Pushteti i Albin Kurtit dëshiron të na japë mësime të reja për protestën. Mësimet të reja do t’i japim ne!”, thuhet në reagim.

Kreu i PSD-së Dardan Molliqaj është arrestuar të martën në mbrëmje, për sulm fizik ndaj personit zyrtar në protestën e së shtunës, kundër shtrentimit të energjisë elektrike.

Kreu i PSD-së kishte goditur shuplakë një pjesëtar të Policisë së Kosovës në protestën kundër shtrenjtimit të rrymës.

Molliqaj kishte thënë në lidhje me incidentin se përgjegjësia i bie atij, porse ai ishte ofenduar me fjalë nga zyrtarët policorë.

Përveç Molliqajt, edhe aktivisti tjetër i PSD-së, Adem Megjuani, është arrestuar për sulm ndaj zyrtarit policor gjatë protestës.

Megjuanit iu kumtua ndalimi prej 48-orësh, ndërsa PSD-ja përmes një reagimi të martën kërkoi lirimin e menjëhershëm të tij.

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka kërkuar sot t’u caktohet masa e paraburgimit Dardan Molliqajt dhe Adem Megjuanit të dyshuar për veprën penale “sulm ndaj personit zyrtar”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Numërohen mbi 90 për qind e votave, këto janë rezultatet dhe numri i deputetëve të partive në Kuvend

Numërohen mbi 90 për qind e votave, këto janë rezultatet dhe numri i deputetëve të partive në Kuvend

Politikë
Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Politikë

"Lidhjet me Serbinë" dhe informata nga Qeveria e Kosovës, çka deshi të thotë Escobar pas pretendimeve se është i implikuar?

Lajme
Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate

Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate

Politikë
Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët

Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët

Politikë
Garë e ngushtë për deputet në Zonën Zgjedhore 6 mes Frontit Evropian dhe VLEN-it

Garë e ngushtë për deputet në Zonën Zgjedhore 6 mes Frontit Evropian dhe VLEN-it

Politikë
Kalo në kategori