LAJMI I FUNDIT:

Prokuroria kërkon paraburgim për Dardan Molliqajn e Adem Megjuanin

Prokuroria kërkon paraburgim për Dardan Molliqajn e Adem Megjuanin

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka kërkuar t’u caktohet masa e paraburgimit Dardan Molliqajt dhe Adem Megjuanit të dyshuar për veprën penale “sulm ndaj personit zyrtar”.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinës, Laureta Ulaj.


“Prokuroria ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy të ndaluarve, në drejtim të veprës penale “Sulmi ndaj personit zyrtar”, tha ajo.

Ndryshe, Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, është arrestuar të martën nga Policia e Kosovës.

Ai është arrestuar derisa po shkonte në një emision televiziv.

Arrestohet Dardan Molliqaj
Lexo po ashtu Arrestohet Dardan Molliqaj

Molliqaj është ndaluar nga disa pjesëtarë të policisë, të cilët e kanë futur në veturë.

Kreu i PSD-së kishte goditur shuplakë një pjesëtar të Policisë së Kosovës në protestën kundër shtrenjtimit të rrymës.

Molliqaj kishte thënë në lidhje me incidentin se përgjegjësia i bie atij, porse ai ishte ofenduar me fjalë nga zyrtarët policorë.

Përveç Molliqajt, edhe aktivisti tjetër i PSD-së, Adem Megjuani, është arrestuar sot për shkak se sulmoi zyrtarin policor gjatë protestës.

Megjuanit iu kumtua ndalimi prej 48-orësh, ndërsa PSD-ja përmes një reagimi të martën kërkoi lirimin e menjëhershëm të tij./Telegrafi/