LAJMI I FUNDIT:

Prokuoria ngrit aktakuzë ndaj tre personave për krim të organizuar dhe detyrim

Prokuoria ngrit aktakuzë ndaj tre personave për krim të organizuar dhe detyrim
Foto: Arkiv

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve A.B., O.B. dhe S.B., për shkak se kanë kryer veprën penale krimi i organizuar lidhur me detyrim.

Sipas aktakuzës, të pandehurit A.B., O.B. dhe S.B., në bashkëkryerje tani me të ndjerin R.Sh., i cili është vrarë në gusht të vitit 2014, si dhe me disa persona tjerë, ende të paidentifikuar, si grup i organizuar kriminal, gjatë periudhës kohore shumë vjeçare kanë kryer një varg të krimeve të rënda penale me qëllim të përfitimit të dobisë financiare.


Sipas prokurorisë, të pandehurit kanë bërë presione të vazhdueshme, si dhe kërcënime të rënda, në të dëmtuarit M.T., H.Sh. dhe I.O., që ta lirojnë pronën e patundshme – ngastren kadastrale me sipërfaqe prej 10.12.53 ha e cila gjendet në Fushë Kosovë, rruga për Prishtinë, në vlerë prej rreth 20 milionë euro.

Pronar legjitim i kësaj tokë është kombinati “Bujqësia”, ndërsa i dëmtuari M.T., 14 vite më parë atë tokë e ka marrë me qira dhe në të ka ndërtuar disa objekte, po ashtu me vlerë milionëshe.

Si rezultat i veprës penale, në mars 2014 i dëmtuari M. T., ka qenë i detyruar që të largohet nga prona e tij dhe të pandehurit ia kanë ndaluar edhe qasjen fizike në objektet e tij.

Po ashtu, në aktakuzë thuhet se grupi i njëjtë kriminal, në mënyrë të njëjtë ka vepruar edhe me të dëmtuarin A.H, pronar i ngastrës e cila kufizohet me ngastren e cekur më lartë, të cilin e kanë detyruar që t’ia paguajë 165.000 €. Të pandehurit gjenden në paraburgim.

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Prishtina
Kalo në kategori