LAJMI I FUNDIT:

Projektligji i ri për KPM-në, Blakaj: Kemi mbajtur takime me ekspertë të BE-së, askush nga organizatat e mediave nuk ka ardhur

Projektligji i ri për KPM-në, Blakaj: Kemi mbajtur takime me ekspertë të BE-së, askush nga organizatat e mediave nuk ka ardhur

Tea Blakaj, këshilltare ligjore në Qeverinë e Kosovës, ka njoftuar se në lidhje me Projektligjin e ri për Komisionin e Pavarur të Mediave (KPM), janë mbajtur disa diskutime dhe dëgjime publike.

Në Komisionin për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal të mërkurën është shqyrtuar në parim ky projektligj, i miratuar nga Qeveria e Kosovës. Tani pritet të përcillet në Kuvend, mes shumë kritikave.


AGK dhe KMSHK ftojnë Qeverinë të tërhiqet nga Projektligji i ri për KPM-në: Tendencë për t'i sulmuar dhe kontrolluar mediat
Lexo po ashtu AGK dhe KMSHK ftojnë Qeverinë të tërhiqet nga Projektligji i ri për KPM-në: Tendencë për t'i sulmuar dhe kontrolluar mediat

Para anëtarëve të Komisionit, Blakaj ka thënë se një takim është mbajtur edhe me ekspertët e Bashkimit Evropian që kanë ndihmuar në hartimin e këtij projektligji.

Por sipas saj, në këtë takim nuk kanë shkuar përfaqësuesit e organizatave të mediave, të cilat tani po e kundërshtojnë projektligjin.

“Konsultimet në lidhje me këtë projektligj janë mbajtur që nga fillimi. Një vitin 2021 e kemi pasur edhe një dëgjim publik në Zyrën e Kryeministrit e pastaj edhe një takim me shefin e stafit të kryeministrit dhe me përfaqësuesit e të gjitha organizatave profesionale që tani e kundërshtojnë këtë projektligj”, është shprehur ajo.

“Ju kemi thënë se do t’i thërrasim ekspertët e BE-së që na kanë ndihmuar në hartimin e këtij projektligji, dhe se do t’i dëgjojë vërejtjet e tyre në mënyrë që këto sa më mirë të adresohen në fund. Askush nga përfaqësuesit e këtyre organizatave nuk ka marr pjesë në atë takim me ekspertët e BE-së. Kam qenë vetëm unë dhe drejtori i Zyrës Ligjore. E kemi propozuar këtë projektligj pikërisht për të mbrojtur interesin publik kur bëhet fjalë edhe për pronësinë e mediave”.

PDK kërkon që Projektligji i ri për KPM-në të vlerësohet në Komisionin e Venecias: Ose do ta dërgojmë në Kushtetuese
Lexo po ashtu PDK kërkon që Projektligji i ri për KPM-në të vlerësohet në Komisionin e Venecias: Ose do ta dërgojmë në Kushtetuese

Ndryshe, Këshilli i Mediave të Shkruara (KMSHK), Asociacioni i Gazetarëve (AGK) dhe organizatat evropiane të specializuara në fushën e mediave kanë kërkuar që Qeveria të tërhiqet nga Projektligji për KPM-në, në të cilin parashihet që mediat online të futen nën mbikëqyrjen e tij. Përfaqësues të këtyre organizatave kanë vlerësuar nëpërmjet një konference shtypi, se kjo paraqet tentim të Qeverisë për t’i futur mediat nën kontroll shtetëror. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Lajme
Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Lajme
Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Lajme
Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Lajme
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Komunat
Kalo në kategori