LAJMI I FUNDIT:

Projektligji për Rimëkëmbje, të enjten për herë të gjashtë pritet të votohet në Kuvend

Projektligji për Rimëkëmbje, të enjten për herë të gjashtë pritet të votohet në Kuvend
Foto: Arkiv

Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka vendosur që të enjten të mbahet seanca e radhës plenare.

Këtë për KosovaPress e konfirmoi shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi.


Aty përveç tjerash, pritet për herë të gjashtë të paraqitet për votim Projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike. Ndërkohë do të ketë edhe pika të reja në rend të ditës që do të shqyrtohen nga deputetët.

Në seancën e fundit morën pjesë në votim vetëm 48 deputetë, ndërsa votimi për këtë Projektligj është bartur për seancën e radhës.

Dështoi pesë herë për t'u votuar, Zeka: Përgjegjësia për mosmiratimin e Projektligjit për Rimëkëmbje rëndon mbi Qeverinë
Lexo po ashtu Dështoi pesë herë për t'u votuar, Zeka: Përgjegjësia për mosmiratimin e Projektligjit për Rimëkëmbje rëndon mbi Qeverinë

Ky Projektligj, po ashtu nuk kishte marrë votat në lexim të parë as në muajin gusht, pasi Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës refuzuan ta votojnë ndonëse ministrja e Financave, Hykmete Bajrami bëri thirrje për votimin e tij.

Ky Projektligj, parasheh plotësimin e një sërë ligjesh, i cili përfshinë edhe tërheqjen e 10-përqindëshit nga vetë qytetarët nga Fondi i Kursimeve Pensionale.

Me anë të këtij Projektligji parashihet zbatimin e Pakos së Rimëkëmbjes Ekonomike në vlerë prej 365 milionë euro. /Telegrafi/