LAJMI I FUNDIT:

Projektimi i buxhetit të vitit 2021 nuk po shihet si i qëlluar nga PDK

Projektimi i buxhetit të vitit 2021 nuk po shihet si i qëlluar nga PDK

Projektligji i buxhetit të vitit 2021 në Kosovë parashihet të jetë diçka më i lartë se 2.4 miliardë euro. Kështu thonë në Qeverinë e Kosovës. Ky Projektligj, pritet të votohet nesër në qeveri dhe më pas t’i kalojë Kuvendit për miratim. 

Projektligji i buxhetit të vitit 2021, do të hidhet për votim këtë të premte në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës.

Pandemia, sipas zyrtarëve të Ministrisë së Financave, ka bërë që buxheti për vitin tjetër të jetë 2.4 miliardë euro, apo 200 milionë më pak se këtë vit.

“Buxheti do të jetë për vitin e ardhshëm pak mbi 2.4 miliardë euro. Ajo që është e rëndësishme është ajo që të hyrat për vitin tjetër buxhetor gjithsej prej pranimit janë rishikuar. Mos të harrojmë se vijmë prej vitit 2020 në projeksionit e 2021, kur kemi pas një rënie prej 6.5%, mbi 300 milionë euro të hyra buxhetore më pak”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Agim Krasniqi.

Për vitin tjetër, zëvendësministri i Financave, Agim Krasniqi tregon se janë ndarë mjete për një fond të ri i cili ka të bëjë me rimëkëmbjen ekonomike.

Ndërkohë, buxheti nuk parasheh projekte të mëdha kapitale.

“Nuk ka ndonjë projekt që kisha me thanë madhor e që mund të fillohet vitin e ardhshëm. Por edhe nëse fillon diçka do të filloj vitin e parë me shifra shumë të vogla, në mënyrë që kur krijohen rrethanat e reja ekonomike më të favorshme, atëherë vitet e tjera mund të ketë më shumë”, shtoi më tej Agim Krasniqi.

Projektimi i buxhetit nga qeveria, nuk po i pëlqen Partisë Demokratike të Kosovës. Deputeti i saj, Kujtim Gashi thotë se qeveria po gabon që po bazohet shumë në marrjen e kredive.

“Kjo e ka një qëllim të caktuar të kësaj qeverie që mjetet e kredisë me i përdorë për menaxhimin e pandemisë dhe ekonomisë. Por ne mendojmë se kjo nuk do të duhej të ishte strategji e qeverisë, sepse ne mendojmë se përmes investimeve edhe në kapitale, por edhe investimeve në sektorin privat do të mund të menaxhohej edhe pandemia, por edhe në të njëjtën kohë do të investohej edhe në këtë sektor i cili është goditur, nga vala e fundit sidomos”, deklaroi Kujtim Gashi.

Për kalimin e këtij projektligjit, në Kuvend nevojiten të paktën 61 vota. Marrë parasysh ligjet tjera, nuk përjashtohet që Qeveria të hasë në probleme për miratimin e tij./RTV Dukagjini/Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Mustafa, Rrustemit: U mundove me thanë që LVV e pa korruptuar, por kryeshefi i KEK-ut që e keni emëruar u arrestua për korrupsion e kontrata njëburimore

Mustafa, Rrustemit: U mundove me thanë që LVV e pa korruptuar, por kryeshefi i KEK-ut që e keni emëruar u arrestua për korrupsion e kontrata njëburimore

Ekonomi
Kontratat njëburimore, Tahiri përplaset me Kusari-Lilën: Dëgjoni, mos u bëni të pasjellshëm

Kontratat njëburimore, Tahiri përplaset me Kusari-Lilën: Dëgjoni, mos u bëni të pasjellshëm

Ekonomi
Gjatë shkurtit mërgata dërgoi në Kosovë rreth 88 milionë euro

Gjatë shkurtit mërgata dërgoi në Kosovë rreth 88 milionë euro

Ekonomi
Ku janë banesat më të shtrenjta në Evropë dhe sa janë të gatshëm të shpenzojnë njerëzit?

Ku janë banesat më të shtrenjta në Evropë dhe sa janë të gatshëm të shpenzojnë njerëzit?

Botë
Hausmeister - Superheroi i munguar i banesës tënde

Hausmeister - Superheroi i munguar i banesës tënde

Hausmeister
Abonohu në Shqip.ai - Zbulo pakot e reja të çmimeve

Abonohu në Shqip.ai - Zbulo pakot e reja të çmimeve

Ekonomi
Kalo në kategori