LAJMI I FUNDIT:

Projekti i Galtier po çalon: PSG pëson tre humbje radhazi për herë të parë pas 12 vitesh

Projekti i Galtier po çalon: PSG pëson tre humbje radhazi për herë të parë pas 12 vitesh

PSG pësoi humbje në “Parc des Princes” nga Bayern Munich në ndeshjen e parë të eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve (1-0), ku për parisienët kjo ishte humbja e tretë radhazi për herë të parë që nga viti 2011.

Skuadra e Christophe Galtier filloi ecurinë e tyre të dobët të mërkurën e kaluar gjatë ndeshjes së Kupës së Francës kundër Marseille ku pësuan humbje me rezultat (2-1). Pasoi me humbjen e dytë radhazi, kësaj radhe në Ligue 1 kundër Monacos me rezultat 3-1, përpara se të humbiste nga Bayern Munich në Ligën e Kampionëve.


Hera e fundit që ndodhi kjo ishte në nëntor të vitit 2011, disa muaj pasi pronarët nga Katari morën klubin. Trajneri në atë kohë ishte Antoine Kombouare , i cili u shkarkua disa javë më vonë duke u zëvendësuar nga veterani italian Carlo Ancelotti.

Një 2023 i vështirë

Për më tepër, fillimi i vitit për PSG-në ka qenë i komplikuar. Në vetëm një muaj e gjysmë të vitit 2023, ata kanë humbur më shumë ndeshje (pesë) sesa në të gjithë vitin 2022, gjatë të cilit humbën vetëm katër herë.

Marseille, Monaco, Bayern Munich, Rennes dhe Lens kanë mbizotëruar të gjithë ndaj skuadrës së Galtier. 

Galtier: Kishim një orë të vështirë në këtë ndeshje

Trajneri i PSG-së, Galtier, tha për dëmtimet që kanë shkatërruar skuadrën e tij me francezin duke besuar se ata janë një kontribuesit kryesor në humbjen kundër Bayern Munichut .

“Kemi pasur një orë të vështirë këtë ndeshje, kundër një ekipi që na privoi topin, i cili erdhi për të na vënë nën presion”.

“E prisnim, sepse nuk kishim shumë thellësi në njëmbëdhjetëshen tonë. Ne donim më shumë forcë në krahun e djathtë, por Hakimi u lëndua”.

“Pastaj ne kishim më shumë shpejtësi, më shumë thellësi dhe më shumë lidhje. Lojtarët ishin më të rehatshëm. Kontributi i Kylian është jetik dhe të tjerët gjithashtu janë gjallëruar”.

“Gjysmë ora e fundit na jep shpresë, ndeshja e dytë është pas tre javësh, shpresoj të rikuperojmë freskinë dhe lojtarët. Është një përballje e dyfishtë, sonte nuk është eliminuar dhe as kualifikuar askush”.

“Kam shumë shpresë, kemi biseduar në dhomën e zhveshjes dhe shpresoj të gjejmë freski. Që të luajmë siç bëmë në 20-30 minutat e fundit dhe të fitojmë në Mynih të paktën të detyrojë vazhdimet”, ka thënë Gatier.

Ramos: Na mungonte personaliteti

Qendërmbrojtësi i PSG-së, Sergio Ramos, nga ana e tij, pranoi se atyre u mungonte personaliteti gjatë ndeshjes së parë.

“Në pjesën e parë ne dolëm për t’i pritur, në të dytën kishim më shumë hapësirë”.

“Rezultati është i keq sepse nuk dinim të përfitonim nga mbështetja e tifozëve tanë”.

“Na ka munguar personaliteti me topin, duhet të mësojmë, nuk duhet të kënaqemi me këtë. Na pret një ndeshje e dytë emocionuese në të cilën duhet të japim gjithçka”.

“Ne të gjithë duam të fitojmë. Por futbolli e ka këtë, nuk ka rëndësi se si luan, ajo që ka rëndësi është rezultati. Kush nga ne ka më shumë përvojë duhet të përpiqet të ruajmë qetësinë. Ne duhet ta kthejmë këtë rezultat”, deklaroi Ramos.

Mbappe: PSG është gjithmonë favorite

Kylian Mbappe beson se PSG do të jetë gjithmonë pretendente duke pasur parasysh cilësinë e përgjithshme të skuadrës.

“Qëllimi është që të gjithë ne të jemi aty për të pasur opsione reale”.

“Isha i befasuar që na dominuan aq shumë sepse nuk jemi mësuar dhe në pjesën e dytë treguam karakter se mund të luajmë ndryshe”.

“Është vetëm një gol kundër nesh dhe mund t’ua vështirësojmë. Nuk është e vërtetë që pa mua nuk krijojmë rrezik. Jemi të gjithë bashkë dhe nëse jemi të gjithë mirë mund të bëjmë diçka të rëndësishme”.

“Ju ëndërroni të luani ndeshje të Ligës së Kampionëve dhe është zhgënjyese të mos jeni në gjendje të luani. Favorit për ndeshjen e dytë? PSG, gjithmonë”, ka thënë Mbappe. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

La Liga
Lista me 10 lojtarët që e kanë të ardhmen e sigurt te Man United - të tjerët janë në shitje

Lista me 10 lojtarët që e kanë të ardhmen e sigurt te Man United - të tjerët janë në shitje

Premier League
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

Premier League
Capello me një vlerësim të sinqertë tregon lojtarin i cili do ta dëmtojë Anglinë në Euro 2024

Capello me një vlerësim të sinqertë tregon lojtarin i cili do ta dëmtojë Anglinë në Euro 2024

Përfaqësueset
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Premier League
Kalo në kategori