Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati është përplasur me deputetët opozitarë për Projektbuxhetin për vitin 2023.
Murati i quajti hipokritë deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, pasi dërguan në Gjykatën Kushtetuese, Ligjin për çmimet tavan për produktet bazë. Ndërkohë, tha se opozitarët po thonë të pavërteta lidhur me buxhetimin e Ligjit për Paga. Në anën tjetër, nga opozita, Murati u vlerësua si ministri më i dobëti në kabinetin qeverisës.
“Vetëm dikush hipokrit dhe që mund të ketë interesa të përbashkëta me supermarkete e dërgon një ligj të tillë në Gjykatën Kushtetuese. Ky është fakti, përndryshe kot e keni nëse qaheni këtu se si qytetarëve iu është vështirësuar jeta, ndërsa në anën tjetër tentoni të bllokoni çdo tentativë për të lehtësuar jetën e qytetarëve”, tha Murati.
Mirëpo, këto i mohoi deputeti i LDK-së, Besian Mustafa, derisa vazhdoi ta quante ligjin antikushtetues.
“Me atë ligj shkatërrohet secili market i vogël dhe mesëm në Republikën e Kosovës dhe mbizotërojnë, po dëshironi me shndërruar atë sektor në oligarki ku vetëm një numër shumë i vogël i supermarketeve mbizotërojnë. Sipas logjikës suaj, me këtë i bie se nëse dikush është i lidhur ngushtë me marketet e mëdha jeni ju, jo na, pasi ne po dëshirojmë të vegjlit dhe të mesmit, theksoi Mustafa.

Krahas kësaj, Murati tha se opozita po thotë të pavërteta sa i përket buxhetimit të Projektligjit për Paga.
“Kur është bërë Ligji i Pagave në vitin 2019 nga AAK-ja për vitin pasues, pagat apo shtesat kanë qenë të buxhetuara me 650 milionë euro. Tani kemi buxhetin 745 milionë euro, do të thotë 95 milionë euro më shumë sesa ka planifikuar AAK-ja bashkë me PAN-in aso kohe për të mbuluar Ligjin e Pagave. Kapërcimi nga viti paraprak ka qenë 620 milionë në vitin kur do të zbatohet ligji, ka qenë 650 milionë, 30 milionë euro shtesë, por edhe ato kanë qenë 100 milionë euro më pak sesa i kemi buxhetuar ne. Prandaj kur thoni se nuk ka buxhetim të Ligjit për Paga po thotë të pavërteta”, përfundon ai.
Atij i reagoi shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, i cili tha se Murati është ministri më i dobëti në kabinetin qeverisës.
“Unë e kuptoj ministrin Murati, i cili ka arritur jo vetëm të mashtroj, por me qenë njeriu më i dobët në kabinetin qeverisës, por nuk po kuptoj si një ministër i financave del këtu dhe mbështetë një buxhet, i cili në esencë e rrezikon funksionim e shtetit të së drejtës, sigurinë kombëtare dhe rrezikon secilin sektor vital të shtetit”, tha Tahiri.

Në fund të muajit tetor, Qeveria e Kosovës kishte miratuar Projektligjin për Buxhetin e vitit 2023, i cili pritet të jetë 3 miliardë e 212 milionë euro.
Një miliardë e 98 milionë euro janë ndarë për subvencione e transfere, 811 milionë në shpenzime kapitale, 745 milionë të tjera në kategorinë paga dhe mëditje dhe 493 milionë euro në mallra dhe shërbime.
Lidhur me këtë, deputetet e Kosovës janë duke diskutuar shqyrtimin e parë për ndarjet buxhetore. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Reagon Murati: Mbi 23 mijë lëndë përmbarimore kundër komunave në vlerë 35.8 milionë euro

Elen Energy fiton projektin e ri solar SVB 3MW në Istog, Kosovë – Një hap drejt së ardhmes së qëndrueshme

Eurokoha zbulon sekretin si t’i kaloni pushimet e ëndrrave në Turqi me 40% zbritje

Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Ibrahimi kërkon ndërhyrje urgjente nga Qeveria: Komunat rrezikojnë kolapsin financiar gjatë 2025-ës

Kompanitë energjetike çojnë kërkesë në ZRRE për rritjen e çmimit të rrymës në Kosovë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania