LAJMI I FUNDIT:

Projekt për reduktimin e rrezikut nga vërshimet në rajonin e Pollogut

Projekt për reduktimin e rrezikut nga vërshimet në rajonin e Pollogut

Me qëllim që të sigurohet mbështetje në tejkalimin e rreziqeve lidhur me vërshimet në rajonin e Pollogut, sot edhe zyrtarisht u promovua projekti “Zvogëlimin e rrezikut nga vërshimet në rajonin e Pollogut”.

Projekti është i financuar nga Agjencia Zvicerana për Zhvillim dhe Bashkëpunim dhe Sekretariati Shtetëror për Çështje Ekonomike në Zvicër, ndërsa do të realizohet në katër vitet e ardhshme nga ana e programit për zhvillim të OKB-së – UNDP, në partneritet me Ministrinë e Ambientit Jetësor, komunat e rajonit dhe institucionet tjera shtetërore, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Projektet përfshijë forcimin e kapaciteteve institucionale për menaxhin, trajnime profesionale, investime në infrastrukturë dhe segmente të tjera me qëllim zvogëlimin e rreziqeve nga vërshimet dhe përmbytjet në të ardhmen. Kjo iniciativë është marë dy vjet më parë, menjëherë pas përmbytjeve në rajonin e Tetovës ku humbën jetën 6 persona në fshatin Shipkovicë./Telegrafi/