LAJMI I FUNDIT:

Programi i Lidershipit Transformues–Bursat dhe Partneritetet thirrje për aplikime në programin e certifikatave profesionale në SHBA

Programi i Lidershipit Transformues–Bursat dhe Partneritetet thirrje për aplikime në programin e certifikatave profesionale në SHBA

Ushtruesi i detyrës së zëvendës Drejtorit të USAID-it për Kosovë, Markham Isom, dhe drejtoresha për arsimin e lartë në Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Drita Kadriu, kanë bërë hapjen zyrtare të programit për certifikata profesionale për vitin 2017 të TLP-SP.

Programi i Lidershipit Transformues – Bursat dhe Partneritetet kanë shpallur zyrtarisht  Thirrjen për Aplikime për Programin e Certifikatave Profesionale.

Kjo është thirrja e tretë dhe e fundit për programin e certifikatave profesionale të TLP-SP, për të ndjekur studimet në SHBA.

Bursat e plota do tu jepen kandidatëve përfitues që do të ndjekin studimet në këto fusha: Sundimi i Ligjit; Administratë Publike; Bujqësi; Financa/Kontabilitet; Edukim, Inxhiniering/IT; si dhe studime Gjinore dhe Ndërdisiplinore.

Të gjitha programet e certifikatave profesionale do të zhvillohen në gjuhën angleze dhe ofrohen nga universitetet ose institucionet tjera edukative të arsimit të lartë në SHBA.

Programet e certifikatave dallojnë në kohëzgjatje nga disa ditë deri në një semestër të plotë studimi.

Programi i TLP-SP do t’i mbuloj të gjitha shpenzimet e ndërlidhura me programin e certifikatave në SHBA për aplikuesit e përzgjedhur.

Që nga viti 2014, 76 bursa janë dhënë për certifikata profesionale. Deri me sot, 47 përfitues janë kthyer nga studimet e tyre në SHBA, dhe tani më ata janë duke shfrytëzuar njohuritë si dhe përvojën e tyre të fituar në SHBA në punët e tyre të përditshme.

Programi i Lidershipit Transformues – Bursat dhe Partneritetet është një program pesëvjeçar që ofron mundësi edukimi për qindra liderë të ardhshëm të Kosovës. Ky program gjithashtu ka për synim përmirësimin e sistemit të arsimit të lartë në Kosovë përmes partneriteteve kyçe me universitetet amerikane.

Programi i Lidershipit Transformues – Bursat dhe Partneritetet implementohet në bashkëpunim me World Learning, Agjencinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Zhvillim Ndërkombëtar si dhe me Ministrinë e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Bajrami i reagon Muratit pasi tha se ka rritje të qarkullimit të biznesve, e fton për përballje

Bajrami i reagon Muratit pasi tha se ka rritje të qarkullimit të biznesve, e fton për përballje

Lajme
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Kurti: Më herët mirëmbajtja e rrugëve ka kushtuar 57 milionë për tri vjet, ne e kemi zbritur në 38 milionë

Kurti: Më herët mirëmbajtja e rrugëve ka kushtuar 57 milionë për tri vjet, ne e kemi zbritur në 38 milionë

Lajme
Aksident tragjik në Kërçovë, humbin jetën tre persona

Aksident tragjik në Kërçovë, humbin jetën tre persona

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori