LAJMI I FUNDIT:

Profesori sirian me thirrjen e fundit: Shpresoj të na kujtoni (Video)

Profesori sirian me thirrjen e fundit: Shpresoj të na kujtoni (Video)

Profesori sirian në Aleppo Abdulkafi Alhamdo ka shpërndarë një video në internet ku ai bën thirrjen e fundit, derisa forcat qeveritare kanë marrë kontrollin e qytetit, shkruan Al Jazeera.

“Ushtria e Assad-it është ndoshta vetëm 300 metra më tej, nuk kemi vend tjetër për të shkuar”, dëgjohet të thotë ai në këtë video, transmeton Klan Kosova.

“Janë ditët e fundit”.


“Vërtetë shpresojë se mund të bëni diçka për popullin e Aleppo, për bijën time, për gjithë fëmijët”.

“Shpresoj që të bëni diçka për të parandaluar masakrat që pritet të bëhen”, thotë ai.

Më tej dëgjohet duke thënë: “Mos besoni më në Kombet e Bashkuara dhe mos besoni më në komunitetin ndërkombëtar”.

“Mos mendoni se ata janë të pakënaqur me atë që po ndodh këtu. Ata kënaqen kur shohin se ne po vritemi”.

“Rusia nuk do që ne të dalim jashtë të gjallë. Ata na duan të vdekur. Assad po ashtu”.

“Ndoshta nesër do të ketë shumë festime në anën tjetër të Aleppo, do të festohet mbi trupat tanë”, pohon ai.

“Është në rregull, kështu e ka jeta”.

“Por në fund të fundit e dimë…se ishim njerëz të lirë, e donim lirinë. Nuk kemi dashur diçka tjetër përveç lirisë”.

“Shpresoj se do të na kujtoni”.

“Nuk e di. Faleminderit shumë”, thotë ai në fund të videos.

https://www.youtube.com/watch?v=Kz6UCartqbk