SBASHK-u ka marrë vendim që nesër në të gjitha institucionet arsimore duke filluar nga çerdhet e deri tek universitetet të mbahet grevë dy orëshe, si rezultat i moszbatimit të Ligjit për Paga.

E këtë vendim të SBASHK-ut, duket se nuk po e përkrahin të gjithë punëtorët e arsimit.

Të premten mbahet grevë dyorëshe në çerdhet, shkollat dhe universitetet e Kosovës Të premten mbahet grevë dyorëshe në çerdhet, shkollat dhe universitetet e Kosovës

Ismet Sijarina, profesor në Universitetin e Prishtinës, ka thënë se distancohet nga vendimi i SBASHK-ut për mbajtjen e grevës.

Përmes një postimi në Facebook, Sijarina ka thënë se shpreson që asnjë nga kolegët e tij të mos i përgjigjet kësaj thirrjeje.

Profesori Ismet Sijarina

Postimi i plotë:

Si punëtor i arsimit, distancohem nga vendimi për greve i lëshuar nga SBASHK-u. Në këtë mënyrë, nuk do të përfill asnjë vendim të tyre dhe te kujtdo qoftë tjetër, që më fton për të mos iu përgjigjur kontratës sime të punës dhe obligimeve që ajo i prodhon.
Rrjedhimisht, janë të mirëseardhur në ligjërata të mia të gjithë studentët të cilët nuk do t’i gjejnë profesorët në kabinetet dhe klasat e tyre të mësimit.
Shpresoj dhe besoj se asnjë nga kolegët e mi në Universitetin e Prishtinës, nuk do t’i përgjigjet kësaj thirrjeje, të disa personave, të cilët tashmë nuk përfaqësojnë as familjet e veta e lere më personelin arsimor dhe universitar.
Thuaj JO grevës!. /Telegrafi/