LAJMI I FUNDIT:

Profesori dhe analisti serb: Kosova ka gjasa të mira të anëtarësohet në INTERPOL

Profesori dhe analisti serb: Kosova ka gjasa të mira të anëtarësohet në INTERPOL

Profesori serb nga Instituti për Studime Evropiane, Slobodan Zeçeviq, thotë se Kosova ka gjasa të mira të anëtarësohet në INTERPOL, duke shtuar se kjo mund t’i paraprijë edhe anëtarësimit të Kosovës në OKB.

“Të shumtën e rasteve pranimi në OKB është rezultat i hyrjes në organizatat e tjera ndërkombëtare, siç janë INTERPOL-i  dhe UNESCO-s”, tha Zeçeviq.


Ai, duke folur në RTS, si shembull ka marrë Palestinën, e cila nuk është pranuar në OKB si një shtet anëtar, por si vëzhgues, por duke u bazuar në këtë më vonë ka pasur argumente të pranohet në INTERPOL, pavarësisht kundërshtimit nga Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli.

“Argumenti i dytë është vetë mënyra e pranimit në INTERPOL. Nevojitet një shumicë prej dy të tretave të votave, e atyre që votojnë atë ditë. Pra, nëse disa vende që kundërshtojnë pavarësinë e Kosovës nuk do të hyjë në sallë dhe nuk do të votojnë, kjo është për ne një minus i madh”, shpjegoi Zeçeviq, përcjell Telegrafi.

Sipas tij, në këtë drejtim është i rëndësishëm lobimi dhe bisedimet me  vendet që nuk e njohin Kosovën që jenë të pranishme në seancë dhe të votojnë në përputhje me qëndrimin e tyre.

“Nëse keni parasysh se rreth janë 192 shtetet anëtare të OKB-së, ndoshta pak më shumë të INTERPOL-it, do të thotë 85 deri në 87 janë kundër njohjes së Kosovës, pra janë larg më shumë se dy të tretat”, vlerëson Zeçeviq.

Ai thotë se ka argumente politike për pranimin e Kosovës, për shkak se një pjesë e vendeve që kanë njohur pavarësinë e Kosovës konsiderojnë se do të përmirësohej lufta kundër terrorizmit, trafikut të drogës dhe formave të tjera të krimit, nëse Kosova u pranohet në INTERPOL

“Ata duan ta fusin Kosovën në INTERPOL, në mënyrë që të dëshmojnë se Kosova është një shtet normal si gjithë të tjerat. Kjo është çështja”, tha Zeçeviq. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Lajme
Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Siguri
Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Lajme
Policia kërkon ndihmë për identifikim e dy të dyshuarve për

Policia kërkon ndihmë për identifikim e dy të dyshuarve për "shpërdorim të pasurisë së huaj"

Kronika e Zezë
Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kalo në kategori