LAJMI I FUNDIT:

Profesori boshnjak Karçiq: Një Bosnjë me shumicë myslimane mund ta shtyjë BE-në që t’i jep goditjen e fundit agjendës ndarëse të Milorad Dodikut

Profesori boshnjak Karçiq: Një Bosnjë me shumicë myslimane mund ta shtyjë BE-në që t’i jep goditjen e fundit agjendës ndarëse të Milorad Dodikut

Profesori universitar Hamza Karçiq thotë se frika nga një Bosnjë me shumicë myslimane mund t’i shtyjë më në fund liderët e Bashkimit Evropian që të ndalojnë Milorad Dodikun.

Sipas Karçiqit, udhëheqësi serbëve të Bosnjës e Hercegovinës e ka futur vendin në agjendën e tij për t’u shkëputur nga Federata.


“Sulmi i Dodikut ndaj Gjykatës Kushtetuese të vendit është hapi i fundit në përpjekjet e tij për të zbrazur institucionet e nivelit shtetëror të Bosnjës. Disa muaj përpara pushtimit rus të Ukrainë, ai ndërmori disa veprime që synonin formimin e institucioneve paralele në Republika Serbe për të sfiduar Sarajevën dhe për të hedhur bazat për shkëputjen e ardhshme. Ai nxitoi të vuri në dukje se pauza e tij në agjendën secesioniste ishte thjesht e përkohshme”, ka shkruar Karçiqi për Foreign Policy.

Ai shton se kapja e shtetit ka filluar kohë më parë dhe se forcat pro-ndarjes së vendit tanë tashmë kanë nxënë pozita kyçe në institucione.

“Kapja e shtetit ka filluar prej disa kohësh. Marrëveshja e Paqes e Dejtonit e vitit 1995 krijoi një sistem politik jashtëzakonisht kompleks të përcaktuar nga ndarja e pushtetit etnik midis tre grupeve kryesore etnike – boshnjakëve, kroatëve dhe serbëve. Në të kaluarën secesionistëve serbë iu dhanë kompetenca të gjera – një Republika Serbe shumë autonome dhe veto në nivel shtetëror – në këmbim të qëndrimit në Bosnje. Forcat pro-secesioniste zunë një sërë pozicionesh kyçe institucionale në vend”, shton ai.

Eurodeputetët kërkojnë vendosjen e sanksioneve ndaj Millorad Dodikut
Lexo po ashtu Eurodeputetët kërkojnë vendosjen e sanksioneve ndaj Millorad Dodikut

Karçiq thotë se veprimet e Dodikut përbëjnë një rrezik të qartë për Marrëveshjen e Dejtonit.

“Veprimet e Dodikut përbëjnë një rrezik të qartë për rëndësinë e Marrëveshjes së Dejtonit. Ato janë një sfidë e drejtpërdrejtë si për Christian Schmidtin personalisht ashtu edhe për OHR-në si institucion. Ajo që Schmidt bën ose nuk arrin të bëjë më pas do të ketë pasoja afatgjata për stabilitetin e Bosnjës”, thotë Karçiq.

Profesori i Universitetit të Sarajevës pohon se me shkëputjen e anës serbe, projekti i shtet-ndërtimit po bëhet me shpejtësi.

“Me shkëputjen serbe që është duke u zhvilluar në Bosnje, projekti i shtet-ndërtimit të pasluftës prej gati tre dekadash po zhbëhet me shpejtësi. Teksa vendi i nënshtrohet dy proceseve paralele të kapjes dhe shkëputjes së shtetit, pyetja e zakonshme është se çfarë do të ndodhë më pas në javët dhe muajt në vijim”, pohon profesori i Shkencave Politike.

Po ashtu, ai shkruan se nëse Republika Serbe do të shkëputej, ajo që do të mbetej në Bosnje e Hercegovinë do të ishte një republikë me shumicë myslimane.

“Nëse Republika Serbe do të shkëputej, ajo që do të mbetej në Bosnjë e Hercegovinë do të ishte një republikë me shumicë myslimane. Asnjë lider, politikan apo parti politike boshnjake nuk e favorizon krijimin e një republike të tillë. Nuk ka mbështetje popullore për këtë opsion. Megjithatë, ky do të ishte rezultati i pashmangshëm i shkëputjes së Republika Srpska. Kështu, Bashkimi Evropian duhet të përgatitet për këtë skenar nëse nuk arrin t’i përgjigjet në mënyrë adekuate shkëputjes që po zhvillohet aktualisht”, shkruan ai.

Karçiq vijon se ky skenar nuk është i ri dhe se evropianët mendojnë që një shtet me shumicë myslimane do të ishte i panatyrshëm.

“Ky skenar i mundshëm, megjithëse i anashkaluar, nuk është i ri. Miku dhe historiani i ish-presidentit amerikan Bill Clinton, Taylor Branch kishte shkruar se Clinton ka treguar se si evropianët mendonin se Bosnja e Hercegovina do të ishte ‘e panatyrshme’ si i vetmi shtet me shumicë myslimane në Evropë”, vijon Karçiq.

Vulin, Radoiçiq, Veselinoviq,...: Mediat serbe publikojnë emrat e 14 zyrtarëve e biznesmenëve të vendosur në listën e zezë të SHBA-së
Lexo po ashtu Vulin, Radoiçiq, Veselinoviq,...: Mediat serbe publikojnë emrat e 14 zyrtarëve e biznesmenëve të vendosur në listën e zezë të SHBA-së

Fatkeqësisht, sipas tij një mendim i ngjashëm është artikuluar viteve të fundit.

“Ish-presidentja kroate Kolinda Grabar-Kitaroviq në vitin 2019 deklaroi se Bosnja ‘ishte shumë e paqëndrueshme dhe në disa aspekte ishte pushtuar nga njerëz që kanë lidhje me Iranin dhe organizatat terroriste. Vendi tani kontrollohet nga Islami politik. Në fund të vitit 2019, presidenti francez Emmanuel Macron ka pohuar se Bosnja është një ‘bombë me sahat që po troket pranë Kroacisë dhe që përballet me problemin e kthimit të xhihadistëve’, ndërsa dy vjet më vonë, zëdhënësi i kryeministrit hungarez Viktor Orban, Zoltan Kovacs, shkroi në Tëitter se ‘sfida me Bosnjën është se si të integrohet një vend me 2 milionë myslimanë'”, thekson profesori universitar.

Në fund, ai thotë përkundër serbëve dhe kroatëve që kanë kujt t’i drejtohen, boshnjakët nuk kanë vendlindje alternative dhe se ruajtja e Bosnjës e Hercegovinës gjithmonë ka qenë imperativ ekzistencial.

“Me vendin që nuk është ende anëtar i NATO-s, vakuumi i sigurisë është i dukshëm, veçanërisht për boshnjakët, të cilët përbëjnë pak më shumë se 50 për qind të popullsisë. Ndryshe nga serbët e Bosnjës që mund t’i drejtohen Beogradit për mbështetje, apo kroatët që mund të mbështeten te Zagrebi, boshnjakët nuk kanë vendlindje alternative. Për ta, ruajtja e Bosnjës ka qenë gjithmonë një imperativ ekzistencial”, përfundon Karçiq. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vrima e kaltër më e thellë në botë gjendet në Meksikë, është 420 metra nën nivelin e detit - shkencëtarët nuk kanë arritur ende në fund të saj

Vrima e kaltër më e thellë në botë gjendet në Meksikë, është 420 metra nën nivelin e detit - shkencëtarët nuk kanë arritur ende në fund të saj

Botë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Mbante shpatë në dorë dhe vrau një adoleshent, policja britanike konfrontohet me sulmuesin – kolegët e saj e godasin me elektroshok dhe e prangosin

Mbante shpatë në dorë dhe vrau një adoleshent, policja britanike konfrontohet me sulmuesin – kolegët e saj e godasin me elektroshok dhe e prangosin

Evropa
Pse SHBA-ja bleu 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Pse SHBA-ja bleu 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Rikthimi i Vulinit në qeverinë e Serbisë, analistët në Beograd: Provokim i drejtpërdrejtë ndaj SHBA-së

Rikthimi i Vulinit në qeverinë e Serbisë, analistët në Beograd: Provokim i drejtpërdrejtë ndaj SHBA-së

Serbia
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Kalo në kategori