LAJMI I FUNDIT:

Profesoresha e gjermane: Kemi nevojë për infermierë, por nuk i nxisim kosovarët të vijnë në Gjermani (Video)

Profesoresha e gjermane: Kemi nevojë për infermierë, por nuk i nxisim kosovarët të vijnë në Gjermani (Video)

Papunësia në Kosovë, duke përfshirë edhe stafin shëndetësor dhe mbajtja e dy vende pune për të siguruar ekzistencën e familjes, iu kumtua edhe profesoreshës së shkencave infermierike në Gjermani, Monika Rode.

Monika Rode po qëndron për të dytën herë në Kosovë, pas vitit 2013, ku kishte vizituar edhe klinikat në Kosovë, për të parë edhe punën e infermierëve në Kosovë. Për këtë ajo në një intervistë për KosovaPress është shprehur se për tri vite Kosova ka ndryshuar për të mirë, por studentët kanë nevojë për një specializim të ngushtë, sidomos tek kujdesi ndaj të moshuarve, ku janë parë disa mangësi.


Rode tha se po mundohen që sistemin e shëndetësisë së Gjermanisë ta sjellin edhe në Kosovë, duke synuar që studentët t’i shkollojnë, por jo edhe t’i nxisin për punë në Gjermani.

“Sistemi shëndetësor është i ndryshueshëm, pak dallon prej Kosovës. Atje kemi spitale që janë të specializuara me lëmi të ndryshme, qoftë rehabilitimi, fizioterapia, apo edhe çfarëdo mjekimi të jetë, i sëmundjeve primare. Teksa kemi nevojë për kuadro infermierie, qëllimi ynë është që këto t’i shkollojmë me ato drejtime, ato lëmi, infermierët për me i përmbush kushtet apo kërkesat që i ka tregu shëndetësor në Gjermani. Përkundër nevojës tonë për infermier të shkolluar apo të kualifikuar në profile të caktuara, qëllimi ynë është këtu që në Kosovë t’i arsimojmë infermierët dhe që komfor atij arsimimi edhe të veprojmë madje vetëm në Kosovë. Nuk është qëllimi ynë që ata t’ i nxisim për të shkuar jashtë të punojnë, por që të shkollohen në mënyrë të duhur dhe të veprojnë e punojnë këtu në Kosovë”, tha Rode për KosovaPress.
Profesoresha Rode tri vite pas rikthimit në Kosovë thotë se Kosova ka shënuar ndryshime.

“Shoh ndryshime për të mirë, për fat të mirë, aq më tepër që shumica prej studentëve veç atyre që kanë mësuar kanë filluar me implementu ato në veprimtarinë e vet të përditshme. Ka nevojë ndoshta për specializime të ngushta, p.sh kujdesi ndaj të moshuarve ku aty janë disa mangësi por gjithsesi studentët janë ka veprojnë në atë drejtim që të përvetësojnë njohuri, ide të reja dhe t’i aplikojnë ato në punën e tyre të përditshme”, tha Rode.

Megjithatë, ajo tha se vështirësitë buxhetore e vështirësojnë edhe shëndetësinë, duke bërë që ajo të ballafaqohet me sfida të ndryshme.

Infermierët e ardhshëm ajo i ka lëvduar, pasi që siç tha studentët kanë filluar që të ofrojnë shërbime kualitativë.

Me t’u përmendur Kosova, Rode ka në mendje popullatën e dashur, ku siç rrëfen ajo bashkëpunimi dhe afërsia e njerëzve, janë arsyet të cilat po e tërheqin që të vjen sa më shpesh në Kosovë.

Gjithashtu, ajo tha se të rinjtë e Kosovës kanë kapacitet për t’u avancuar në profesionin e tyre.

“Gjëja e parë që kur përmendet emri Kosovë ajo që më le përshtypje është që një vend i bukur me popullatë të dashur, të afër dhe gjithmonë që më tërheq të vij. Në të njëjtën, kohë duke e parë që popullata, e posaçërisht të rinjtë kanë kapacitet për t’u avancuar, për me përparuar secilin profesionin e vet të caktuar, është një fakt që më gëzon. Nga ana tjetër është një çështje tjetër që një numër i madh i popullatës qoftë nuk kanë ta ardhura apo nuk kanë të ardhura të mjaftueshme kështu që kam pa, kam ndi, dhe më kanë treguar se edhe punëtorët shëndetësor duan të punojnë në dy vend të pune për me mujt me përkrah familjen dhe për me i siguruar një far ekzistence. Kjo edhe reflektohet në atë që kemi edhe lëvizje të popullatës prej Kosovës në Gjermani”, tha Rode.

Se ata që lëvizin për të kërkuar punë nga Kosova në Gjermani quhen refugjatë, profesoresha e infermierisë në Gjermani, tha se këta njerëz janë më shumë kërkues të punës, dhe jo refugjatë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pamjet e fundit para tragjedisë, Alma dhe fëmijët nisen drejt urës së Bunës

Pamjet e fundit para tragjedisë, Alma dhe fëmijët nisen drejt urës së Bunës

Lajme
Vjosa Osmani e uroi për zgjedhjen si presidente e RMV-së, Gordana Siljanovska i përgjigjet në gjuhën shqipe

Vjosa Osmani e uroi për zgjedhjen si presidente e RMV-së, Gordana Siljanovska i përgjigjet në gjuhën shqipe

Politikë
Ambasadori gjerman: Kurti ka qenë në dijeni për qëndrimet tona për Asociacionin

Ambasadori gjerman: Kurti ka qenë në dijeni për qëndrimet tona për Asociacionin

Lajme
Mickoski për ndryshimet kushtetuese si kusht: Nuk dua ultimatume, por partneritet

Mickoski për ndryshimet kushtetuese si kusht: Nuk dua ultimatume, por partneritet

Politikë
Firmat e sanksionuara, dikur në bashkëpronësi të Milan Radoiçiqit, fituan miliona euro

Firmat e sanksionuara, dikur në bashkëpronësi të Milan Radoiçiqit, fituan miliona euro

Lajme
Knaus: Fiasko diplomatike për Gjermaninë nëse bllokon anëtarësimin e Kosovës në KiE

Knaus: Fiasko diplomatike për Gjermaninë nëse bllokon anëtarësimin e Kosovës në KiE

Politikë
Kalo në kategori