LAJMI I FUNDIT:

Produktet e domosdoshme për femra

Produktet e domosdoshme për femra

Ka produkte të bollshme për kujdes të lëkurës dhe flokëve për femra. Por, për cilat me të vërtetë keni nevojë?

Mr.Ph. Krenar Dobroshi
Farmacist & Magjistër për kozmetikë
Qendra estetike-kozmetike “Estethica”
facebook.com/estethica.prishtine
044/049 344-284, 038/733-407
krenar.dobroshi@gmail.com

Sa produkte për flokë i duhen një femre? Përgjigjja është se shumica grumbullojnë produkte të panevojshme. Shembuj: shampon për flokë normale, për flokë gjatë dimrit, për shkëlqim të flokut, shampona aromatikë me aromë të kokosit, mollës, portokallit. Dhe, secila shoqërohet më një balsam.
Mos të flasim për produkte për kujdes të lëkurës – pastrues, zbutës, hidratues – të gjitha për lëkurë të ndjeshme.


Të gjithë dëshirojmë të kemi një lëkurë të butë, flokë të shkëlqyeshme, dhëmbë të bardhë dhe plakemi në mënyrë të ‘këndshme’, por s’ka nevojë që të blihen shumë produkte të panevojshme. Gjithashtu produktet për flokë dhe lëkurë nuk kanë nevojë të kushtojnë shumë.

Shumica e femrave mund të duken mirë dhe mund të mirëmbahen me një zgjedhje të kufizuar të produkteve. Për të kursyer para dhe kohë, zgjidhni produkte me shumë funksione: një gel për pastrim që përdoret edhe për pastrim, por edhe për rruajtje, hidratues me antioksidant dhe faktorë SPF mbrojtës për ta zëvendësuar kremin ditor dhe kremin kundër diellit.

Një produkt më i shtrenjtë nuk nënkupton gjithherë që është më i mirë. Mirëpo, në të shumtën e kohës produktet më të shtrenjta i kushtojnë kompanive shumë më shumë për shkak të teknologjisë së avancuar. Ata aplikojnë studime të shumta shkencore nëpër produkte, që i luftojnë shenjat e plakjes dhe radikalet e lira.Produktet e domosdoshme për lëkurë
• Hidratues me faktor mbrojtës min. SPF 15
• Krem të natës
• Largues të grimit (make-up)
• Peling (eksfoliator), i cili largon qelizat e vdekura dhe e bën lëkurën e butë dhe të ndritshme.
• Krem rreth syve
• Vaj për trup
• Fërkues për trup
• Deodorant

Specialistët pajtohen që një krem rreth syve është i nevojshëm për shkak të ndjeshmërisë së asaj zone. Zona rreth syve është shumë e hollë dhe shenjat e plakjes shihen lehtësisht. Në mënyrë ideale, duhet të fillohet në të 20’tat me kremra që përmbajnë antioksidant psh. vit C, për ta rritur prodhimin e kolagjenit dhe për ta zbutur nxirjen (errësimin nën sy).

Kremi me faktorë është hapi më i rëndësishëm për rutinën ditore, për t’i evituar rrudhat, pigmentimin apo edhe kancerin në të ardhmen.
Mos të harrohen duart – një simbol tjetër i plakjes. Të përdoret krem ditor me faktor për duar, poashtu.

Sa i përket grimit këto janë më të nevojshmet:
• Përmirësues nën sy
• Baza
• Pudër
• Brusha
• Hijezuesi i syve si dhe lapsi për sy
• Maskara
• Buzëkuqi

Sidoqoftë përdorimi i tyre të jetë sa më i ultë, vetëm për raste speciale.Produktet e domosdoshme për flokë
Kur bëhet fjalë për kujdes për flokë, personat që përdorin shumë produkte stiluese, duhet të përdorin shampon për pastrim pak më agresiv. Preferohet që ky produkt të përdoret njëherë në javë që mos të vie deri tek deponimi i substancave në flokë. Një krehër me thumba më të gjerë është një zgjedhje e mirë për t’i evituar nyejt në flokë; e cila është më pak dëmtuese se sa një brushë në flokë të lagura që veçanërisht i dëmton flokët.
• Shampon të përditshëm, dhe shampon për pastrim të thellë
• Zbutës për nyje ditor dhe kondicioner/balsam për tretman mujor
• Krehër, brushë apo mjete tjera të stilimit
• Produkte të stilimit si sprej për flokë, balsam

Këto janë produktet më të nevojshme për një dukje sa më të mirë me sa më pak shpenzime. Keni kujdes që mos të krijoni stoqe pa nevojë. /Telegrafi/