LAJMI I FUNDIT:

Produkte vendore falas për 28 Nëntor, qytetarët e vlerësojnë si iniciativë të qëlluar (Video)

Produkte vendore falas për 28 Nëntor, qytetarët e vlerësojnë si iniciativë të qëlluar (Video)

Pas taksës 100% ndaj produkteve serbe, organizata “Paqja Studentore” në bashkëpunim me prodhuesit vendor, me rastin e festës së 28 Nëntorit ofron produkte falas për qytetarët.

Pas taksës 100% ndaj produkteve serbe, organizata “Paqja Studentore”, në bashkëpunim me prodhuesit vendor organizon shpërndarje të produkteve vendore falas.


Kaltrina Bejiqi nga kjo organizatë thotë se iniciativa ka për qëllim promovimin e produkteve vendore.

“Arsye e këtij organizimi është për të përkrahur taksën ndaj produkteve serbe. Ne si organizate studentore e kemi menduar një iniciativë vullnetare për të promovuar produktet vendore. Deri tash kemi pasur interesim të qytetarëve, prandaj edhe kemi zgjedhur këtë ditë”, deklaron Kaltrina Bejiqi.

Cila ditë mund të jetë më e qëlluar sesa 28 nëntori për një organizim të tillë, thotë Advan Syla nga kjo organizatë.

“Kjo iniciativë është lidhur edhe me festën e 28 Nëntorit, dhe në njëfarë mënyre është shtua edhe ndjenja e patriotizmit. Gjëja më e mirë për të treguar patriotizmin është të blihen produktet vendore”, deklaroi Advan Syla nga organizata “Paqja Studentore”.

Qytetarët të cilët kishin dalë për të qenë pjesë e atmosferës 28 nëntori, e vlerësojnë si një iniciativë të mirë këtë të fundit.

“Pas taksës që Kosova ka vendosur ndaj produkteve të Serbisë, kjo iniciativë është shumë e qëlluar, për arsye se produktet vendore duhet prezantuar para qytetarëve”, shprehet qytetari Driton Rexhepi.

“Duhet edhe më shumë të ngiten taksat ndaj produkteve serbe. E vlerësoj shumë iniciativën e studentëve”, thotë qytetari tjetër Jashar Myftari./Telegrafi

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kalo në kategori