LAJMI I FUNDIT:

Prodhuesve bujqësor të Maqedonisë u kërkohet investim në teknologji bashkëkohore

Prodhuesve bujqësor të Maqedonisë u kërkohet investim në teknologji bashkëkohore

Në Shkup i organizua sot një tryezë e rumbullakët me temë ”Prirjet zhvillimore në sektorin e bujqësisë në rajonin e CEFTA-së – Bazë për konkurencë më të madhe në tregun e BE-së”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Me këtë rast, prodhuesve të artikujve ushqimor u kërkohet të ndërmarrin masa konkrete për konkurencë më të madhe, fillimisht përmes investimit në teknologji bashkëkohore, pasi që shtetet e rajonit punojnë intensivisht në zhvillim dhe janë shumë para Maqedonisë.


Sipas AIM-së, tregtia në rajonin e CEFTA-së bazohet para se gjithash në shkëmbimin e prodhimeve bujqësore që përfaqësohen me më shumë se 40% në shkëmbimin e përgjithshëm.

Aktiviteti u organizua nga Oda Ekonomike e Maqedonisë (OEM)./Telegrafi/