Prodhuesit japonez të pajisjeve për prodhimin e çipave thonë se nuk kanë informata ne lidhje me kufizimet e reja mbi eksportin në Kinë

Prodhuesit japonez të makinerive për prodhimin e gjysmëpërçuesve dhe materialeve të cilat përdoren për prodhimin e çipave të hënën thanë se ata ende nuk kanë marrë informata nga qeveria japoneze në lidhje me kufizimet e eksportit që mund të ndikojnë drejtpërdrejt ose tërthorazi në biznesin e tyre në Kinë.
Reuters i kontaktoi 10 kompani që kanë lidhje me biznesin e çipave – Advantest Corp, Nikon Corp, Resonac Holdings Corp, Lasertec Corp dhe Shin-Etsu Chemical Co Ltd – thanë se nuk janë në dijeni për ndonjë kontakt nga Ministria për Ekonomi, Tregti dhe Industri Japonisë në lidhje me ndonjë kufizim të ri të rënë dakord nga Japonia, Shtetet e Bashkuara dhe Holanda javën e kaluar për të penguar përparimin teknologjik të Kinës rivale.
“Përderisa ne nuk kemi informata mbi situatën, ne nuk mund të komentojmë mbi atë se çfarë ndikimi mund të ketë dhe se cila do të jetë përgjigja jonë ndaj saj”, tha një zëdhënës i Advantest, e cila prodhon makineritë për testimin e çipave dhe pajisjeve të tjera që lidhen me to, transmeton Telegrafi.
Kufizimet e kaluara në dërgesat e gjysmëpërçuesve të avancuara në Kinë nuk kanë prekur Japoninë, sepse vendi i cili dikur dominonte globalisht prodhimin e çipave, tani e prodhon vetëm një të dhjetën e gjysmëpërçuesve në të gjithë botën, shumica prej tyre më pak të avancuara se çipat që prodhohen nga kompania tajvaneze “Taiwan Semiconductor Manufacturing Co Ltd” (TSMC) dhe kompania jug-koreane “Samsung Electronics Co Ltd”.
Megjithatë, Japonia është një prej furnizuesve kryesor i makinerive të cilat përdoren për të prodhuar ata gjysmëpërçues të avancuar që mund të vihen nën kufizime pas raporteve që Uashingtoni dhe qeveritë e tjera kishin rënë dakord për një marrëveshje për të frenuar eksportet e tyre në Kinë.
“Në vitet e fundit, Koreja Jugore mënyrë konstante e ka mposhtur Japoninë në fushën e gjysmëpërçuesve, por një gjë të cilën ata nuk e kanë janë ‘steppers’” të cilat përdoren për projektimin e qarqeve elektronike në pllakat e silikonit, tha Masahiko Ishino, analist në Institutin për Kërkime Takai Tokyo. Pa i ditur detajet e kufizimeve të reja është e pamundur që të dihet ndikimi që ato do ta kenë, shtoi ai.
Pesë firmat e tjera japoneze të cilat u kontaktuan nga Reuters nuk u përgjigjën kur u pyeten mbi ndikimin e mundshëm të rregullave më strikte të eksportit dhe se nëse ata janë të shqetësuar se nëse Kina do të hakmerret. Në mesin e atyre firmave është edhe “Tokyo Electron Ltd”, prodhuesi më i madh japonez i makinerive për prodhimin e gjysmëpërçuesve. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Skenari si nga filmi Terminator çdo herë e më afër realitetit
Pse Elon Musk dëshiron që ju të përdorni Signal dhe jo Facebook - dhe si funksionon ai?

Inteligjenca Artificiale çon përpara shkencën - zgjidh problemin që shkencëtarëve iu deshën vite, për vetëm dy ditë
Pas 15 vitesh online, mbyllet LiveLeak – faqja e videove të tmerrshme

Telefonat iPhone dhe Android tani mund të bëjnë thirrje kudo përmes satelitëve të Muskut
Postimi i Elon Musk për ta blerë Coca Cola-n është i dyti më i pëlqyeri në historinë e Twitter-it

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri