Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur sot në takim pune përfaqësues të Shoqatës së Prodhuesve të Qumështit të Kosovës, të cilët i kanë kërkuar mbështetje të prodhuesve të kësaj lëmie.
Haziri tha me këtë rast se prodhuesit e qumështit janë promotor i zhvillimit të bujqësisë në Gjilan.
“Janë këta prodhues që e stimulojnë blegtorinë dhe janë pikërisht këta që sjellin produkte të begatshme në sofrën tonë. Komuna e Gjilanit apelon te qytetarët që të ushqehen me prodhime tona sepse ato përpos që janë të shëndetshme dhe të kontrolluara vazhdimisht, ndikojnë edhe në përmirësimin ekonomik të këtyre prodhuesve në këtë fazë të vështirë të përballjes me pandeminë. Këta prodhues janë familjarët tanë kudo që jetojnë, në Gjilan, Kamenicë, Rahovec, Mitrovicë apo gjetiu, prandaj sofra jonë duhet të ketë prodhimet e tyre”, ka thënë Haziri.
Ndërsa kryetari i Shoqatës së Përpunuesve të Qumështit në nivel të Kosovës, Gani Durmishaj, ka thënë se janë në Gjilan për të kërkuar mbështetjen e kryetarit Haziri, i cili ka ndikimin e tij përtej kësaj komune.
“Jemi ardhur këtu që të kërkojmë mbështetje dhe ndihmën e kryetarit Haziri, që me apelin e tij të ndikoj në konsumin më të madh të prodhimeve të qumshtit. Ajo që kemi parë në Gjilan është mbështetja që kryetari po u jep fermerëve dhe përpunuesve dhe kjo na ka shty që të jemi këtu për të apeluar në konsumim të produkteve vendore, sepse është mbështetje dhe apel për zhvillimin e ekonomik e veçanërisht për zhvillimin e prodhimit në bujqësi. Produktet janë të garantuara në cilësi, kualitet dhe sasi”, ka thënë ndër të tjerash Durmishaj.
Nga ana e tij Milazim Berisha, kryetar i Shoqatës së Prodhuesve të Qumështit në nivel të Kosovës, ka thënë se para kryetarit Haziri i kanë shprehur shqetësimet që kanë fermerët në gjithë Kosovën në këtë periudhë të vështirë ekonomike të përballjes me pandeminë Covid-19 dhe ka kërkuar nga ai të përdorë ndikimin e tij për të nxitur sa më shumë konsumin vendor.
Në emër të fabrikës Kabi, ka folur Nehat Bixhaku, i cili ka falënderuar dy shoqatat dhe kryetarin Haziri për mbështetjen që janë duke i dhënë prodhuesve dhe përpunuesve të qumshtit e përmes tyre edhe të gjithë blegtorëve në nivelin regjional dhe më gjerë. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPo lulëzojnë ofertat n’BAU MARKET
Ku janë banesat më të shtrenjta në Evropë dhe sa janë të gatshëm të shpenzojnë njerëzit?
Afër detit, afër mbretit - Mbreti i "Holiday In 2" po t'fton në fron
Dënohet me 25 vjet burg mashtruesi më i madh me kriptovaluta në SHBA
Abonohu në Shqip.ai - Zbulo pakot e reja të çmimeve
Si t’i japim vlerë partneritetit në biznes?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E zezë klasike, krejt sytë n’ty
Papuçe që t’flen kama n’to- Porositni me zbritje në Telegrafi Deals
Kapni zbritjen – atletet Nike për meshkuj tash me zbritje në Telegrafi Deals!
Kur nuk blen për vete, nuk blen as për kojshi – që do të thotë shfrytëzoje zbritjen në Telegrafi Deals
Sot harroni të gjitha hallet, ZBRITJA në Deals me na shku huq nuk na falet
Më të lexuarat
Njëri nga të kërkuarit për tentim vrasjen në Prishtinë e kishte rrahur reperin Fero në vitin 2018
Stradner: Vuçiq dhe Dodik po përgatisin jetësimin e idesë për "botën serbe"
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit
Mësohet se kush, përveç Serbisë, votoi kundër rekomandimit për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës
Hoxha: Grupe kriminale serbe po përgatiten për sulm në veri
"Unë thjesht dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes