LAJMI I FUNDIT:

Prodhuesi kinez që imiton veturat e njohura, padit Mercedesin për kopjim! (Foto)

Prodhuesi kinez që imiton veturat e njohura, padit Mercedesin për kopjim! (Foto)

Mercedes-Benz është paditur nga kompania kineze Chery, me pretendimin se modelin EQ e ka emëruar njëjtë si makina tyre që quhet eQ. Madje thuhet se kjo veturë e kompanisë gjermane ka katër dyer, sikur ajo kineze, transmeton Telegrafi.

Njohësit e makinave, në bashkëpunim me juristët pritet që ta shqyrtojnë rastin, meqë makinat nuk kanë ndonjë ngjashmëri, derisa emërtimi konsiderohet vetëm koincidencë.


Nëse vërtetohet e kundërta, atëherë Mercedes duhet ta largojë nga linja e prodhimit këtë model dhe t’i bëjë ndryshimet e duhura.

Në anën tjetër, Chery që është i njohur për imitime të shumë segmenteve të veturave, nuk është përgjigjur kurrë për kopjimet që ka bërë. /Telegrafi/