Prodhuesi i baterive CATL planifikon të investojë 5 miliardë dollarë në një fabrikë për riciklim

Gjiganti i baterive Contemporary Amperex Technology Co Ltd (CATL) po kërkon të krijojë një strukturë të riciklimit të materialeve të baterisë me një investim prej 5 miliardë dollarësh në provincën kineze të Hubei.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, kompania ka konfirmuar se do të krijojë një sipërmarrje të përbashkët me Hubei Yihua Chemical Industry Co Ltd dhe do të investojë deri në 32 miliardë juanë (4.96 miliardë dollarë) në ndërtimin e fabrikës.
Objekti do të ketë një fokus në riciklimin e materialeve të çmuara të tokës si kobalti dhe litiumi.
Ky njoftim thuhet se vjen pasi Kina po vendos standardet dhe politikat për të promovuar riciklimin e baterive në të gjithë industrinë.
Ndryshe, CATL furnizon kompani të tilla si Tesla, NIO dhe Volkswagen me qeliza baterie.
Në fakt, shumica e modeleve të Tesla të prodhuara në Gigafactory në Shanghai përdorin qeliza CATL.
Riciklimi i baterive po del të jetë një pjesë veçanërisht vitale e shtytjes së industrisë së automobilave drejt automjeteve elektrike.
Në shtator, Ford zbuloi se po bashkëpunon me Redwood Materials, ricikluesi më i madh i baterive litium-jon në Shtetet e Bashkuara.
Redwood Materials pretendon se mund të rikuperojë 95 për qind të elementeve të tillë si nikeli, kobalti, litiumi dhe bakri nga bateritë e vjetra. Këto materiale pastaj mund të ripërdoren në bateri. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Shkronja S në marshin automatik - a e dini funksionin e saj?

Rivali i Tesla-s dikur i vlerësuar me 30 miliardë dollarë ka paraqitur kërkesë falimentimi në SHBA

Kur dizajni i veturave shndërrohet në art të vërtet - Peugeot publikon skicat e një modeli të ri
“Një pjesë e dëmtuar në pistë i shpoi gomën”: Dy inxhinierë gomash humbën jetën në një aksident automobilistik në pistën e Nürburgring
Honda RC30 e prodhuar në vitin 1990 dhe e pa regjistruar më parë shitet për 77 mijë euro
Teknologjia e re te Golfi (Foto)

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë