LAJMI I FUNDIT:

Prodhimi industrial në Evropë shënon rënie mbi 20 për qind

Prodhimi industrial në Evropë shënon rënie mbi 20 për qind

Prodhimi industrial në Evropë në baza vjetore përkundër një rritjeje mujore të nxitur nga lehtësimi i masave parandaluese të COVID-19, ka vazhduar të bjer në muajin maj.

Siç njofton Zyra evropiane e Statistikave, prodhimi shënoi rënie 20.5 për qind në maj krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar.


“Në 27 vendet anëtare të Bashkimit Evropian, prodhimi i mallrave kapitale ra me 29.5 për qind, mallrat e qëndrueshme të konsumit me 23.2 për qind, mallrat e ndërmjetme me 18.5 për qind, mallrat e konsumit jo të qëndrueshëm me 13.4 për qind dhe energjia me 10.6 për qind”, njofton Eurostat, përcjell Telegrafi.

Ky prodhim shënoi rënie në të gjitha shtetet anëtare për të cilat janë të disponueshme të dhënat, me uljet më të mëdha të regjistruara në Sllovaki me 33.5 për qind, Hungari me 27.6 për qind dhe Rumani me 27.4 për qind.

Po ashtu, prodhimi industrial në Eurozonë gjatë muajit maj shënoi rënie me 20.9 për qind. /Telegrafi/