LAJMI I FUNDIT:

Procesorët e rinj nga Qualcomm rrisin fuqinë e telefonave Android

Procesorët e rinj nga Qualcomm rrisin fuqinë e telefonave Android

Qualcomm shton fuqinë e telefonave mesatar me procesorin e ri Snapdragon 710

Çfarë është më i fuqishëm se procesori Snapdragon 660 i Qualcommn, por jo aq i fuqishëm sa çipi më i ri i Snapdragon 845 që gjendet në pajisjet si Samsung Galaxy S9? Përgjigjja është me sa duket procesori më i ri i kompanisë Qualcomm, Snapdragon 710.

Qualcomm po mban premtimet e njëjta me 710 që shpalosi kur njoftoi linjën në shkurt. Kjo përfshin dy herë performancë AI në krahasim me Snapdragon 660, që Qualcomm thotë se duhet të ofrojë përmirësime në një gamë të gjerë aplikacionesh.

Kjo do të thotë se me këtë performancë, një telefon mesatar që bart SD 710m mund të merret me ndarjen dhe përpunimin e fotografive kontekstuale dhe të  ketë kapacitetin të kuptoj modelet e zërit dhe të fjalës, sikurse telefonat premium, bën të ditur Pocket Lint.

Shkrepja e kamerës është përmirësuar gjithashtu. Teknologjia e ekranit do të zgjerohet në rangun e mesëm, me 710 që mund të luajë deri në 4K HDR për video dhe aplikacione.

Ju gjithashtu merrni një reduktim deri në 20 për qind në konsumin e energjisë kur jeni duke shikuar video mbi internet.