LAJMI I FUNDIT:

Procesi i Berlinit në Tiranë, Rama: Samiti i parë jashtë BE-së, në Piramidën e Diktatorit

Procesi i Berlinit në Tiranë, Rama: Samiti i parë jashtë BE-së, në Piramidën e Diktatorit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e ka nisur sot ditën me një postim në rrjetet sociale për një moment të veçantë në historinë e Shqipërisë. 

Rama ka shkruar se kjo është hera e parë që Samiti i Procesit të Berlinit organizohet jashtë kufijve të BE-së dhe për ironi mbledhë në Tiranë liderët evropian në Piramidën e Tiranës, një monument që në fillim u ndërtua si muze për diktatorin Enver Hoxha.


“Mirëmengjes, dhe e tryezën e Samitit të parë të Procesit të Berlinit jashtë kufijve të BE-së, në Piramidën e Diktatorit në Tiranë, ku do të ulen armiqtë e tij të betuar, të cilët e shohin me respekt e me vlerësim gjithnjë e më të lartë Shqipërinë, që sot është gdhirë si Europa e Ballkanit, ju uroj një javë të mbarë”, ka shkruar Rama.

Moment historik për Shqipërinë, mirëpret sot për herët të parë në rajon Samitin e Procesit të Berlinit
Lexo po ashtu Moment historik për Shqipërinë, mirëpret sot për herët të parë në rajon Samitin e Procesit të Berlinit

Kryeqyteti shqiptar do të bëjë bashkë sot, të gjithë liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor, të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian dhe përfaqësuesit më të lartë të BE-së.

Procesi i Berlinit është një iniciativë që synon rritjen e bashkëpunimit rajonal në Ballkanin Perëndimor dhe dhënien e ndihmës për integrimin e vendeve të rajonit në Bashkimin Evropian.

Në agjendën e punimeve të publikuar nga Kryeministria pritet që liderët e vendeve të Ballkanit, të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian dhe përfaqësuesit më të lartë të BE-së, të fokusohen në dy tema kryesore: 1) Integrimi i rajonit në tregun e përbashkët evropian dhe përmirësimi i konvergjencës me BE, dhe 2)mbështetja e tranzicionit të gjelbër dhe digjital në Ballkanin Perëndimor. /Telegrafi/