LAJMI I FUNDIT:

Problemet për përdoruesit e telefonave Pixel nuk kanë fund – ja për çfarë ata ankohen tani

Problemet për përdoruesit e telefonave Pixel nuk kanë fund – ja për çfarë ata ankohen tani

Përdoruesit e serisë Google Pixel 6 janë përballur me probleme të ndryshme. Pritej që seria Pixel 7 të mos sillte probleme, por kjo nuk ndodhi.

Përdoruesit e telefonave të serisë Pixel 7 po përjetojnë probleme, megjithëse në një masë më të vogël se përdoruesit e telefonave Pixel 6.


Sido që të jetë, përdoruesit e të dy serive kohët e fundit kanë filluar të raportojnë probleme të reja, transmeton Telegrafi.

Problemet më të fundit që shfaqen në seritë e telefonave Pixel 6 dhe Pixel 7 lidhen me shkarkimin e shpejtë të baterisë dhe mbinxehjen e pajisjes.

Në të kaluarën, përdoruesit i raportonin këto probleme në Reddit, Twitter dhe forumin e mbështetjes së Google, kurse një numër në rritje përdoruesish po përballen me to.

Sipas një raporti nga Engadget, disa përdorues besojnë se këto çështje filluan të shfaqen pas përditësimit të aplikacionit Google që Google dërgoi më 12 maj. Rikthimi në versionin e mëparshëm të aplikacionit vetëm pak i lehtësoi këto probleme.

Disa përdorues kanë provuar të rivendosin telefonat e tyre në cilësimet e fabrikës dhe të riinstalojnë aplikacionet, por kjo nuk i ka zgjidhur problemet e tyre, duke çuar në shqetësime për dëmtimin e mundshëm të baterisë dhe CPU-së.

Përdoruesit që kërkuan ndihmë direkt nga Google hasën në mbështetje të kufizuar, dhe disa vunë re se kishin biseda të gjata dhe të padobishme me stafin mbështetës.

Edhe pse kompania amerikane duket se është në dijeni të problemit, ende nuk ka dhënë asnjë zgjidhje apo shpjegim. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Counter-Strike 2 vjen me një veçori të cilën fansat e kishin kërkuar që nga dita e parë

Counter-Strike 2 vjen me një veçori të cilën fansat e kishin kërkuar që nga dita e parë

Lojëra
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak

Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak

Teknologji
Prezantohet printeri 3D më i madh në botë që mund të ndërtojë një shtëpi të vogël në vetëm 80 orë

Prezantohet printeri 3D më i madh në botë që mund të ndërtojë një shtëpi të vogël në vetëm 80 orë

Teknologji
Çfarë parashikohet me ndalimin e TikTok në SHBA dhe cilat vende mund të ndjekin një shembull të tillë?

Çfarë parashikohet me ndalimin e TikTok në SHBA dhe cilat vende mund të ndjekin një shembull të tillë?

Teknologji
“Më parë do të mbyllej”: Nuk kemi plane të shesim TikTok-un, thotë firma kineze

“Më parë do të mbyllej”: Nuk kemi plane të shesim TikTok-un, thotë firma kineze

Teknologji
Google planifikon një investim prej 3 miliardë dollarësh në Qendrën e të Dhënave në Indiana, Virxhinia

Google planifikon një investim prej 3 miliardë dollarësh në Qendrën e të Dhënave në Indiana, Virxhinia

Teknologji
Kalo në kategori