LAJMI I FUNDIT:

Problemet në MPJD nuk kanë të ndalur, AAK: Qeveri e përgjumur në diplomaci

Problemet në MPJD nuk kanë të ndalur, AAK: Qeveri e përgjumur në diplomaci

Shpallja i jashtëligjshëm i konkursit të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës për pranimin e 32 diplomatëve, dhe raportimet për tërheqjen e disa njohjeve, kanë bërë që MPJD të kritikohet ashpër si nga opozita ashtu edhe shoqëria civile.

Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës ka konstatuar se shpallja e rekrutimit për 32 zyrtarët është në kundërshtim me ligjin për Zyrtarët Publikë.

Sipas vendimit të KPMSHCK-së , rekomandohet sekretari i MPJD-së që t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme ligjore për anulim të konkursit të shpallur më 1 korrik.

Vendimi i KPMSHCK lidhur me konkursin e MPJD-së për diplomatët

Lidhur me këtë, deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj e cila njëherit është edhe anëtare në Komisionin për Punë të Jashtme, ka thënë për Telegrafin se thënë se MPJD respektivisht Qeveria e Kosovës po bëjnë gabime amatoreske në menaxhim.

“Prej fillimit të punës së kësaj Qeverie e dikastereve veç e veç, po karakterizohen me shkelje ligjore dhe gabime amatoreske në menaxhim Kjo Qeveri po mendon se është mbi ligjin dhe duke u sjell me arrogancën e numrave. Hapja e konkursit për diplomat të rinj në kundërshtim me ligjet në fuqi, pastaj sistematizimi i punëtorëve jo konfrom përgatitjeve profesionale, avancimi i personave politik në pozita udhëheqëse pa kritere janë vetëm disa shkelje që edhe Këshilli i Pavarur Civil e ka konfirmuar tregon amaterizimin e kësaj qeverie”, ka thënë Kadrijaj.

Vendimi i KPMSHCK lidhur me konkursin e MPJD-së për diplomatët

E, shoqata Sindikale e Anëtareve të Shërbimit të Jashtëm, ka paralajmëruar protestë për ditën e nesërme (e enjte) në ora 12:00 para objektit të Ministrisë së Jashtme.

Përmes një njoftimi, SHSASJ, ka kërkuar që menjëherë të kthehet rendi Kushtetues dhe ligjshmëria e përligjur në Shërbimin e Jashtëm. Ndërkaq ka paraqitur dhjetëra kërkesa të cilat do t’i paraqesin edhe gjatë protestës.

Përveç shpalljes së jashtëligjshme të konkursit për diplomatë, është raportuar edhe për tërheqjen e njohjes së shtetësisë së Kosovës nga disa vende të vogla afrikane dhe disa të tilla latine.

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj

E pyetur për këto, deputetja Kadrijaj ka thënë se kjo e bënë këtë ministri me zero performancë dhe dobësim të subjektivitetit të Kosovës në arenën ndërkombëtare.

“Sa i përket politikës së Jashtme janë të përgjumur e duke jetuar me kënaqësinë e pushtetit. As një njohje, as një anëtarësim në organizata ndërkombëtare e tash nëse është e vërtetë për njohjet e tërhequra nga disa vende e bënë këtë ministri me zero performancë dhe dobësim të subjektivitetit të Kosovës në arenën ndërkombëtare”, u shpreh Kadrijaj.

Telegrafi ka dërguar pyetje në MPJD lidhur me këto pretendime, por të njëjtit nuk janë përgjigjur. Gjithashtu Telegrafi ka provuar të marrë qëndrim edhe nga partitë tjera opozitare për gjendjen e krijuar në MPJD, por të njëjtit kanë zgjedhur të mos përgjigjen.

Kujtojmë se në mars të këtij viti, nga MPJD u përjashtuan 11 zyrtarë që ishin pranuar nëpërmjet një konkursi të vitit 2012.

Ata janë duke vazhduar betejën ligjore në instancat e tjera, pasi Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës e shpalli veten jokompetent për të vendosur rreth rastit, me arsyen se mungojnë akt emërimet. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Detaje të reja nga krimi që la të vdekur dy persona në Prishtinë – policia njofton se është arrestuar një i dyshuar që po trajtohej në QKUK

Detaje të reja nga krimi që la të vdekur dy persona në Prishtinë – policia njofton se është arrestuar një i dyshuar që po trajtohej në QKUK

Drejtësi
Avokati Kërveshi dhe kompania

Avokati Kërveshi dhe kompania "Kërveshi & Partners" shpallen më të suksesshmit në Kosovë për vitin 2023-2024 nga “The Legal500”

Lajme
Gjenden të shtrirë në rrugë pa shenja jete dy persona në Prishtinë – policia nis hetimet

Gjenden të shtrirë në rrugë pa shenja jete dy persona në Prishtinë – policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Bajrami, Kurtit: A po të kujtohet që i premtojshe do fabrika të keçapit nëpër oda – mjaftë me manipulime

Bajrami, Kurtit: A po të kujtohet që i premtojshe do fabrika të keçapit nëpër oda – mjaftë me manipulime

Lajme
Kalo në kategori