LAJMI I FUNDIT:

Problemet e raportuara nga qytetarët e Prishtinës, rregullohen nga komuna

Problemet e raportuara nga qytetarët e Prishtinës, rregullohen nga komuna

Problemet e raportuara nga qytetarët e komunave të ndryshme po marrin përgjigje.

Autoritetet komunale po marrin parasysh ankesat e qytetarëve të raportuara në platformën ndreqe.com.


Së fundmi katër ankesa që janë raportuar nga qytetarët në lagjet Bregu i Diellit dhe Rruga B në Prishtinë janë rregulluar nga komuna.

Bëhet fjalë për rregullimin e trotuarit, shkallëve të dëmtuara si dhe largimi i mbeturinave.

Për më shumë klikoni në linkun https://ndreqe.com/reports dhe gjeni raportimet e rregulluara nga komuna e Prishtinës.

Vazhdoni të raportoni për zgjidhje më të shpejtë të problemeve në komunën tuaj.

Mbeturina në hapësira publike, infrastrukturë e dëmtuar e mungesë e ndriçimit publik, qytetarët e Gjilanit raportojnë problemet
Lexo po ashtu Mbeturina në hapësira publike, infrastrukturë e dëmtuar e mungesë e ndriçimit publik, qytetarët e Gjilanit raportojnë problemet

Me synim të ngritjes të qytetarisë aktive dhe llogaridhënies nga komunat, platforma ndreqe.com dhe Telegrafi.com po bashkëpunojnë që raportimet e qytetarëve por edhe intervenimet e komunave të pasqyrohen drejtë dhe saktë.

Platforma në fjalë u mundëson qytetarëve të raportojnë lehtë dhe shpejt ankesat, ndërsa institucioneve komunale iu mundëson kanalizimin e këtyre kërkesave në një vend lehtë të qasshëm.

Aplikacioni ndreqe.com mund të shkarkohet nga sistemet IOS dhe Android./Telegrafi/