LAJMI I FUNDIT:

Problemet me Bullgarinë, Ruzhin: Ka zgjidhje, ka dhe njerëz që angazhohen

Problemet me Bullgarinë, Ruzhin: Ka zgjidhje, ka dhe njerëz që angazhohen
Nano Ruzin, NATO Permanent Representative for the former Yugoslav Republic of Macedonia*

Problemet me Bullgarinë mund të tejkalohen tani kur në zgjidhje të kësaj sfide do të aktivizohet më tepër niveli diplomatik i dy shteteve thotë profesori universitar Nano Ruzhin.

Ai potencon se edhe tek pala bullgare ekzistojnë politikanë që duan ta ruajnë imazhin e vendit të tyre në BE, duke mos u paraqitur si shtet i cili pengon aderimin e vendeve të reja brenda BE-së.


Arritjes së kompromisit për çështjet kulturore- historike do t’i paraprijë tradita shumëvjeçare e miqësisë me shtetin bullgar, thotë Ruzhin.

“Jemi në fazën e gjetjes së një aftësie diplomatike dhe mendoj se kjo do të arrihet duke qenë të dyja palët të kënaqura. Sa jemi ne të brengosur, po aq ekziston edhe një elitë bullgare që brengoset për imazhin e Bullgarisë si shtet anëtare e BE-së dhe mendoj se Bullgaria mban përgjegjësi të madhe nëse dikush prej politikanëve të saj bllokon procesin e bisedimeve të RMV-së” – tha profesori universitar, Nano Ruzhin.

Sidoqoftë Ruzhin nuk përjashton mundësinë e bllokimit të procesit eurointegrues nga ana e Bullgarisë, por shton se secili vendim që nuk favorizon RMV-në, nuk do të paraqiste fundin e miqësisë me Bullgarinë apo zbehjen e ambicieve shtetërore për integrim në BE. Pret solucion në takimin në nivel kryeministrash, Zaev dhe Borisov.

“Edhe po të ketë përpjekje të themi për skenare pesimiste, mendoj se ka mundësi kjo të tejkalohet, ka mundësi të dy kryeministrat të dakordohen, ka mundësi kjo që ndodh të përshpejtohet me zgjedhjet e reja në Bullgari, pra ka elemente që mund të ndihmojnë në tejkalimin e këtij kontesti” – u shpreh Nano Ruzhin.

Në problemin dypalësh Ruzhin shpreson se tani edhe Gjermania si shtet udhëheqës me BE-në do të luajë rolin e vet në tejkalimin e dallimeve mes dy shteteve sepse fillimi i negociatave i BE- së me RMV-në por edhe me Shqipërinë, është në listën e prioriteteve të presidencën gjermane.

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Kalo në kategori