LAJMI I FUNDIT:

Probleme me transportin e nxënësve të malësisë së Tetovës, përgjigjen palët e përfshira

Probleme me transportin e nxënësve të malësisë së Tetovës, përgjigjen palët e përfshira

Nxënësit e shkollave të mesme që vijnë nga malësia e Tetovës, më saktësisht nga Veshalla dhe Bozofca ankohen se kanë vështirësi me transportin e tyre për në qytet për të vijuar vitin shkollor, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ata thonë për Telegrafi Maqedoni se janë të detyruar që të gjejne zgjidhje tjetër për udhëtimin e tyre për në qytet, pasi që kompania e cila u ka ofruar këtë shërbim deri tani, nuk do t’u ofrojë transport të sigurtë, ose do të duhet që ta paguajnë nga xhepi i tyre, edhe pse komuna e Tetovës është ajo që duhet ta sigurojë transportin e tyre.


Redaksia e Telegrafi Maqedoni kontaktoi me RAG kompaninë që është marrë me transportin e nxënësve. Nga kjo kompani na u tha se kompania kontraktuese Bashkim Tours, me të cilën bashkëpunon RAG kompani, e ka ulur çmimin e transportit në gjysëm çmimi, se nuk e kryen pagesën në kohë dhe se nuk nënshkruan kontratë të rregullt. Pranadaj edhe ka ardhur deri te problemi i transportit të nxënësve të këtyre fshatrave.

Për këtë çështje kontaktuam edhe me Ahmet Qazimin, përgjegjës për arsim në komunën e Tetovës. Qazimi u përgjigj se nuk kanë pranuar ndonjë ankesë për probleme me transportin e nxënësve nga malësia e Tetovës, Më tej, Qazimi tha se komuna e Tetovës ka shpallur tender publik për transportin e nxënësve, ku ka dy fitues, njëra nga të cilat është pikërisht Bashkim Tours, që ka marrë tenderin për malësinë e Tetovës.

Ahmet Qazimi thekson se deri tani janë të kënaqur me bashkëpunimin me këtë kompani, ndërkaq nuk përfshihen në çështjet që mund të dalin ndërmjet Bashkim Tours dhe nënkontraktuesve të tij.

Telegrafi Maqedoni kontaktoi edhe me Bashkim Tours, kompania që ka fituar tenderin për transportin e nxënësve të shkollave të mesme nga malësia e Tetovës. Përgjigja e kësaj kompanie është se deri tani nuk kanë pranuar ndonjë ankesë për probleme me transportin e nxënësve nga malësia e Tetovës.

Bashkim Tours thotë se e kanë për obligim që ta zgjidhin problemin e transportit të tyre, pasi që i obligon kontrata me komunën e Tetovës, dhe do të ndërmarrin hapa për të zgjidhur këtë problem nëse do të shfaqet në të ardhmen e afërt, duke shtuar se tani për tani çdo gjë është në rregull./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Atentati ndaj vëllait të Aleksandar Jabllanoviqit, flet zëvendësdrejtori i PK-së në Mitrovicën e Veriut

Atentati ndaj vëllait të Aleksandar Jabllanoviqit, flet zëvendësdrejtori i PK-së në Mitrovicën e Veriut

Siguri
Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Lajme
Tragjedia në Shkodër, gjendet trupi i pajetë i fëmijës së dytë në lumin Buna

Tragjedia në Shkodër, gjendet trupi i pajetë i fëmijës së dytë në lumin Buna

Lajme
Kurti, ambasadorëve të QUNT-it: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës nuk duhet të përzihen

Kurti, ambasadorëve të QUNT-it: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës nuk duhet të përzihen

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
​“Nuk ka asnjë emër që ka pushtuar botën më shumë sesa Skënderbeu”

​“Nuk ka asnjë emër që ka pushtuar botën më shumë sesa Skënderbeu”

Lajme
Kalo në kategori