LAJMI I FUNDIT:

Probleme teknike në një bankë irlandeze – klientët tërhoqën deri 1000 euro edhe pse nuk kishin para në llogari

Probleme teknike në një bankë irlandeze – klientët tërhoqën deri 1000 euro edhe pse nuk kishin para në llogari

Banka e Irlandës ka kërkuar falje pasi një “çështje teknike” lejoi disa nga klientët që të tërhiqnin para deri në 1000 euro edhe pse nuk kishin mjete në llogari.

Banka ka njoftuar se klientët që kanë tërhequr paratë nga llogaritë e tyre dhe nuk kanë pasur fonde, do të llogariten si debitues dhe në thelb do të trajtohen si qytetarë që kanë mbi tërhequr mjete.


Aplikacioni i bankës dhe 365online, i cili gjithashtu kishte probleme, tani sërish po funksionon.

Banka njoftoi se çështja ishte teknike dhe se nuk kishte të bënte me sulm kibernetik, raporton metro.co.uk.

“Ne jemi të vetëdijshëm se problemi teknik nënkuptonte se disa klientë ishin në gjendje të tërhiqnin ose transferonin fonde mbi kufijtë e tyre normalë. Këto transferta dhe tërheqje do të aplikohen sot në llogaritë e klientëve. Ne i bëjmë thirrje çdo klienti që mund të gjendet në vështirësi financiare për shkak të mbitërheqjes në llogarinë e tyre, të na kontaktojë. Ne kërkojmë falje sinqerisht për ndërprerjen që shkaktoi ky problem – ne e dimë se kemi rënë shumë më poshtë standardeve që klientët tanë presin nga ne”.

Disa klientë raportuan se nuk kishin qasje në llogaritë e tyre për orë të tëra dhe nuk ishin në gjendje të transferonin para për ‘pagesat e rëndësishme’.

Disa klientë gjithashtu kishin probleme me tërheqjen e parave nga ATM. /Telegrafi/